LAJMI I FUNDIT:

Një serbe emërohet në krye të gjykatës në Preshevë, Bislimi akuzon Serbinë për diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginë

Një serbe emërohet në krye të gjykatës në Preshevë, Bislimi akuzon Serbinë për diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka akuzuar Beogradin zyrtar për diskriminim agresiv të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi Këshilli i Lartë i Gjyqësorit në Serbi ka emëruar së fundmi Aleksandra Kuzmanoviqin në krye të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë.

Në një postim në rrjetin X, Bislimi ka thënë se ky vendim thellon margjinalizimin e profesionistëve shqiptarë, duke përforcuar pabarazitë në institucionet vendimmarrëse.

“Tre zëvendësprokurorë shqiptarë në pension janë zëvendësuar me serbë. Në rrethin e Pçinjës shqiptarët zënë vetëm 12% të posteve gjyqësore dhe përbëjnë vetëm 2.7% të gjyqtarëve pavarësisht se përbëjnë 30% të popullsisë. Në vitin 2011 është shpërbërë edhe Gjykata Themelore (Komunale) në Preshevë”, ka shkruar Bislimi.


Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Lexo po ashtu Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Ai ka përkujtuar se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë shëndetësore të Preshevës ka qenë mjek serb për dy vjet, ndërsa serbët përbëjnë vetëm tre për qind të popullsisë së zonës.

“Angazhimi i Serbisë për të drejtat e pakicave është jo-ekzistues. Është urgjente që BE të reagojë dhe të ndalojë këtë diskriminim agresiv”, ka porositur Bislimi.

Në Serbi jetojnë mbi 60.000 shqiptarë, sipas regjistrimit të popullsisë më 2022. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ankohen për pasivizimin e adresave të banimit duke protestuar disa herë.

Serbia ka përcaktuar me ligj qe nga 2011 pasivizimin e adresës së banimit. Nëse vërtetohet se një banor nuk jeton në adresën e tij, merret vendimi për pasivizimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori