LAJMI I FUNDIT:

Siljanovska Davkova: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të vlejë edhe për personat me nevoja të veçanta

Siljanovska Davkova: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të vlejë edhe për personat me nevoja të veçanta

Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta na kujton detyrimin tonë që të mdërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, ku mbështetja dhe mirëkuptimi janë baza e përkushtimit të përditshëm për integrimin e personave të cilët aftësitë e tyre i shprehin në mënyrë të ndryshme, por aq domethënëse, thuhet në mesazhin e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.

Këta persona, nënvizohet, janë pjesë përbërëse e mozaikut madhështor të shoqërisë sonë.

Me mënyrat unike të manifestimit të njohurisë, energjisë, krijimtarisë dhe talentit, theksohet në mesazh, rrezatojnë vlera të paçmueshme dhe i japin një dimension të veçantë përditshmërisë sonë. Dukshmëria dhe përfshirja e tyre aktive në proceset vendimmarrëse është e nevojshme, sepse askush nuk mund t’i përfaqësojë interesat e tyre më mirë dhe më të fortë se ata.


“Humanizmi dhe solidariteti, vlerat themelore të rendit kushtetues, na detyrojnë ta shohim diversitetin si burim fuqie dhe përparimi, e jo si kufizim. Maqedonia, si shtet social, vizionin e saj e mbështet në postulatet e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët. Prandaj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet të vlejë edhe për personat me nevoja të veçanta”, thotë në mesazh presidentja Siljanovska Davkova.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Nevoja të Veçanta, të cilën shteti ynë e ka nënshkruar dhe ratifikuar, është jo vetëm një dokument ligjor, por edhe një zotim për përfshirjen e plotë dhe pjesëmarrjen aktive të këtyre personave në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Ajo porositi që 3 Dhjetori të jetë një simbol i shpresës dhe një thirrje për të krijuar një komunitet gjithëpërfshirës, ​​ku çdo zë do të dëgjohet, do të mbrohet çdo e drejtë dhe çdo mundësi e disponueshme për të gjithë.

“Vetëm kështu, Maqedonia do të jetë vend i denjë për të jetuar, vend prosperues dhe shtëpi e qytetarëve të lumtur dhe dinjitoz!”, theksohet në mesazhin e Presidentes Siljanovska Davkova për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori