LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 1° cloudy

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” bëhet me objekt të ri

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” bëhet me objekt të ri

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” bëhet me objekt të ri

Komuna e Ferizajt ka përfunduar objektin e shumëpërfolur të Kompanisë Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”. Ky objekt ishte zvarritur prej disa vitesh shkaku i disa kontesteve dhe disa procedurave administrative. Gjatë përurimit të objektit, të hënën, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se tashmë stafi i kësaj kompanie do t’i kenë kushtet më të mira për punë.

“Ky objekt i cili është përfolur shumë dhe është zvarritur jo për fajin e komunës, por për shkak të procedurave, tashmë është finalizuar dhe i plotëson kushtet teknike për stafin e kompanisë. E gjithë kjo që kemi bërë për juve nuk mjafton sepse ju e meritoni edhe më shumë duke u bazuar në punën që e bëni për të mirën e qytetarëve. Ne do të mundohem që edhe në të ardhmen të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë juve”, ka thënë midis të tjerash Aliu.


Drejtori i KRM “Pastërtia” Basri Syla, ka thënë se brenda pak vitesh tre herë janë rritur pagat e punonjësve, ndërkohë janë reduktuar shpenzimet dhe janë rritur të hyrat.

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave
Lexo po ashtu Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

“Sipas punëve që jemi duke i bërë ne gradualisht kemi pasur dhe po vazhdojmë të kemi rritje të të hyrave për çdo vjet, që nënkupton se kemi menaxhuar mirë me paranë e taksapaguesve. Unë shpresoj se kemi me bërë punë të mira  edhe në ardhmen deri në fund të mandatit tim. Objekti i ri tashmë krijon kushte më të mira për punë, prandaj jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj komunës”, ka thënë Syla.

Sipas tij, shpenzimet do të reduktohen edhe në të ardhmen ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Para se të vijë në krye të këtij institucioni kanë qenë rreth 23 mijë klient, kurse tash që po flasim i kemi mbi 35 klient, andaj kjo nënkupton se jemi angazhuar vazhdimisht në terren për t’i regjistruar të gjithë klientët  e rinj, por në të njëjtën kohë u kemi ofruar edhe shërbime në kohë reale dhe falë punës sonë nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët për vonesa apo shqetësime sa i përket menaxhimit të mbeturinave”, ka thënë më tej Syla. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Magazina
Kalo në kategori