Inspektorati i arsimit kontroll në Çellopek, akuza për keqpërdorim të shfaqjes
Mësimi në shkollën fillore “7 Marsi” të fshatit Çellopek të komunës së Bërvenicës sot nisi në prani të policisë dhe inspektorëve para oborrit të shkollës. Kjo, pas paralajmërimeve të ministres së Arsimit Vesna Janevska për kontroll lidhur me veshjen e fëmijëve në festën e 28 Nëntorit, me uniforma të UÇK-së dhe armë plastike në duar. Drejtori i shkollës tha se shfaqja ishte e zakonshme dhe nuk ka pasur kurrfarë tendence për përçarjeje apo nxitjen e tensioneve ndëretnike. Ai dënoi pjesëmarrjen e numrit të madh të policëve dhe inspektorëve në shkollë.
“Shfaqje e fëmijëve asgjë më tepër, nuk ka pasur prapavijë as politike as të përcjellim ndonjë mesazh ndarjeje apo luftë mos dashtë Zoti. Thjesht ishte shfaqje manifestim për fëmijët për shënimin e datave historike të shqiptarëve që festohen në gjitha shkollat e trojeve shqiptare. Flas nga prizmi i udhëheqësit të institucionit dhe me shumë të drejtë e them dhe me shumë vlerë për kohezionin në shkollën tonë si nga prindërit, të punësuarit, nxënësit dhe gjithë komuniteti që marrëdhëniet janë të shkëlqyera, kanë qenë dhe do jenë edhe në të ardhmen. Në rajon jemi shembull i kohezionit ndëretnik”, deklaroi Jasin Reka, Drejtor i Sh.F.”7Marsi” Çellopek.
Tentuam të marrim prononcim edhe nga inspektorati shtetëror i Arsimit se përse kishin ardhur, por pa përgjigje.
Përse Keni ardhur?
“Një pyetje shkurt, për çfarë keni ardhur për çfarë vizite bisedohet?
“Inspektorati Shtetëror i Arsimit jemi nuk kemi çka të komentojmë… pastaj do shohim”, u përgjigj njëri nga inspektorët.
Kanë reaguar edhe shefi i Sektorit të Arsimit i Komunës së Bërvenicës dhe kreu i komunës. Kërkojnë që çështja të mos keqpërdoret nga politika.
“Vërtetë ndoshta nuk është dashur të ndodh ajo por ka ndodhur sipas mendimit tim rastësisht. Marrëdhëniet ndëretnike janë të mira tek ne me vite, këta nxënës të kësaj shkolle maqedonase gati tre muaj mësojnë në Çellopek, kështu që do ishte mirë të mos rriten tensionet. Absolutisht nuk ia vlen të merren me këtë por ka ndodh shkaku i rasteve të tjera që gjithë i dimë dhe e përdorin këtu për t’i ngritur tensionet. Po përdoret maksimalisht politikisht rasti. Unë nuk dua të paragjykoj por dihet vijnë zgjedhjet lokale dhe rriten tensionet”, tha Xhelal Ahmeti, përgjegjës për arsim në komunën e Bërvenicës.
“Që kur jam kryetar unë marrëdhëniet janë shumë të mira dhe tani nuk duhet të ngremë tensione për një shfaqje të thjeshtë. Ne nuk përkrahim këto gjëra por inspektorati është në terren, çka të vendosin në rregull është ndërsa ne si komunë nuk kemi kompetenca të dënojmë drejtorin por as edhe që duam ta dënojmë. Tensionet janë nga politika. Unë jam pjesë e një partie politike, por s’duhet ta përdorim këtë ngjarje për prishje të marrëdhënieve ndëretnike që janë të shkëlqyera”, deklaroi Jovica Ilievski, Kryetar i komunës së Bërvenicës.
Vendimi i Inspektoratit të Arsimit lidhur me kontrollin e jashtëzakonshëm në shkollën “7 Marsi” në Çellopek pritet të mësohet ditëve në vijim. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?