LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Pas rritjes së pensioneve dhe pagave të mësimdhënësve, vijojmë me rritjen e pagës minimale

VLEN: Pas rritjes së pensioneve dhe pagave të mësimdhënësve, vijojmë me rritjen e pagës minimale

Gjendja socio-ekonomike e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Që nga përfshirja jonë në ekzekutiv, kemi filluar të ndërmarrim hapa konkretë për të përmirësuar mirëqenien ekonomike të qytetarëve, duke dëshmuar se ndryshimi është më shumë se një premtim, është realitet i bazuar në vepra, thuhet në kumtesën e sotme të koalicionit VLEN.

“Zotimet për ne janë të shenjta kur qytetarët të japin përgjegjësi t’i përfaqësosh në ekzekutiv. Andaj koalicioni VLEN që kur u bë pjesë e ekzekutivit, si prioritet të saj ka vënë mirëqenien ekonomike të qytetarëve si dhe zotimet e dhëna për të njëjtën. Si rrjedhojë me kënaqësi informojmë qytetarët se në buxhetin e vitit të ardhshëm është propozuar që paga minimale do të rritet për 2000 denarë, përkatësisht 24.500 denarë. Kjo edhe njëherë dëshmon se për koalicionin VLEN e mira e përgjithshme është në piedestal të qeverisjes.

Ndryshimi nuk është vetëm një premtim, por realitet i bazuar në vepra konkrete. Me VLEN-in, punëtorëve në Maqedoninë e Veriut do tu mundësohet të kenë paga më të dinjitetshme që të njëjtit mos t’i shikojnë mundësitë e ikjes sikur gjatë qeverisjes së kaluar. Përpjekja për përmirësimin e kushteve të punëtorëve vërehet, por nuk mjafton me kaq. VLEN siguron se gjatë mandatit të plotë qeverisës pagat do të rriten gradualisht, kështu do të rritet edhe cilësia e jetës së punëtorëve”, thonë nga VLEN.


Shqiptarët por dhe gjithë qytetarët, theksojnë nga atje, meritojnë jetë më të dinjitetshme, meritojnë më shumë e më mirë. Sigurojmë se do të bashkëpunojmë me gjitha organizatat e punëtorëve për t’i dëgjuar kërkesat e tyre dhe për t’i zbatuar të njëjtat.

“VLEN është garanca për mirëqenie të qytetarëve dhe për një jetë ndryshe. Njëjtë sikur rritëm pensionet, pagat e mësimdhënësve, do të rrisim edhe pagat minimale, andaj si si pjesë e Qeverisë do të vazhdojmë edhe më tej angazhimin për implementimin e masave ekonomike të jetës cilësore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar të qytetarëve”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori