Të zbulosh dhe të njohësh historinë mijëra vjeçare të Durrësit, ishte qëllimi kryesor i një guide turistike që mblodhi së bashku komunitetin italian që ka zgjedhur të jetojë në këtë qytet.
Arkeologu Jani Koçillari, i cili udhëhoqi guidën, theksoi interesin e madh që ngjall qyteti tek njerëzit e të gjitha moshave.
Ai vuri në dukje sesi italianët, banorët e rinj të Durrësit, mbeten të impresionuar ndërsa zbulojnë vlerat kulturore dhe historike të qytetit, si dhe rëndësinë e tij gjatë ngjarjeve të mëdha historike.
Vetë italianët e pranishëm e përshkruan Durrësin si një qytet që i ka surprizuar me pasurinë e tij historike, duke filluar nga antikiteti deri në ditët tona, duke treguar interes të shtuar për ta njohur më shumë.
“Ne jemi rezidentë këtu dhe Durrësi na ka mirëpritur. Ndaj kemi dëshirë të njohim qytetin dhe historinë e këtij populli që kemi zgjedhur, të këtij vendi ku kemi vendosur të jetojmë. Historia e këtij vendi na tërheq, na intereson, duam dhe ne të jemi pjesë e historisë, ndaj na pëlqen të thellojmë njohuritë mbi kulturën, që na bëjnë të ndihemi pjesë e popullit shqiptar”, thotë një prej tyre.
“Prej një viti e gjysmë jetoj këtu. Kemi parë mikpritjen, vlerat e familjes dhe miqësisë dhe se si po ndryshon Shqipëria. Duke qenë se e njohim pak historinë, kjo është një mundësi për të zbuluar vlerat. Ka monumente që ti i shikon, por nuk di më shumë, se si janë ndërtuar, pse janë aty, cilat janë vlerat që kanë. Ndaj kjo është një mundësi për të njohur e mësuar”, shprehet një tjetër.
Pasuria kulturore e Durrësit po e vendos gjithnjë e më shumë këtë qytet në qendër të guidave turistike, duke e kthyer në një destinacion të preferuar për t’u vizituar gjatë gjithë vitit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos