LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin në Selanik

Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin në Selanik

Një krim në një familje shqiptare ka ndodhur në Angelohori të Selanikut mëngjesin e së dielës, ku një 46-vjeçar vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

Pasi mes tyre ka shpërthyer sherri, 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa më pas ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.


Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit./euronews/