Sulmi terrorist mbrëmjen e së premtes në Ibër-Lepenc dhe ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, po konsiderohen si aktet terroriste më të fuqishme që nga paslufta në Kosovë.
Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi në një intervistë për KosovaPress, derisa potencon se sulmi në Ibër-Lepenc, është bërë nga profesionistë të kësaj fushe.
Sipas tij, eksplozivi i përdorur është vështirë të gjendet në tregun e zi të përdoret nga njerëz jo profesionistë.
“Sulmi më i madh terrorist mund të konsiderojmë se ishte Banjska, por kjo është një nga sulmet terroriste më të mëdha terrorist që i ka ndodhur Kosovës për shkak se kishte një qëllim të qartë dhe qëllimi ishte që të shkaktojë dëme në furnizim me energji dhe ujë të pijshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dy sulmet më të fuqishme që nga pas lufta ose që nga shpallja e pavarësisë është Banjska dhe kjo. Është në vazhdën e iniciativave të luftës hibride që janë duke i bërë Rusia dhe Serbia. Jemi dëshmitarë që para pak ditëve Rusia bëri një iniciativë të ngjashme kundër furnizimit me energji elektrike në Ukrainë dhe të njëjtën gjë e përsëriti Serbia kundër Kosovës.
Ky ishte një plan i mirëmenduar nga pala serbe dhe vetë eksplozivi i cili është gjendur aty është një eksploziv që është shumë i vështirë të gjendet në duar të lira, në tregun e zi apo të përdoret nga njerëz të cilët janë gjysmë profesionistë apo jo profesionistë. Jemi dëshmitarë që kjo është ka njerëz profesionistë…Qëllimi është që të destabilizojë Kosovën dhe sidomos qytetarët serb mos t’i lejojë në asnjë masë të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë Kuçi.
Kuçi për KosovaPress potencon se qytetarët e Kosovës janë të kërcënuar nga çdo lloj helmimi, duke përfshirë atë të ujit dhe ajrit.
“Ne jemi të kërcënuar nga çdo lloj metode siç është helmimi i ujit por edhe helmimet e ndryshme që mund të ndodhin. Duhet të mbrohemi edhe nga helmimet e ndryshme që mund të vijnë edhe nëpërmjet ajrit. Ne jemi dëshmitar qe përtej një shpërthimi të zakonshëm ata nuk kanë mundur të bëjnë shumë.
Sigurisht kanë pasur tendenca edhe të helmimet të ujit por institucionet që merren me këtë fushë, ata vazhdimisht bëjnë teste të vazhdueshme. Përderisa në vitet e 90 nuk ka pasur siguri në këtë fushë, sepse nuk kanë qenë këto institucione në duart e Kosovës, kësaj radhe ujësjellësit janë në duart më të sigurta”, thekson Kuçi.
Ndërkaq, Kuçi vlerëson se nuk është e nevojshme që ushtria të reagojë në këtë rast apo të vendoset në vendin ku ndodhi shpërthimi, pasi sipas tij, “nuk është gjendje lufte siç do të dëshironte Serbia të arrinte”.
“Kosova për momentin ka policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë të cilat kanë treguar një gatishmëri dhe efikasitet shumë të lartë në sanimin e dëmeve por edhe parandalimin, sepse Kosova është në kërcënim të vazhdueshëm dhe këto raste të cilat po ndodhin janë raste të cilat bëhen nga strukturat e Serbisë qe janë brenda.
Por, kjo nënkupton që Kosova ndalë me qindra raste të tjera që mund t’i ndodhin, që nuk dalin në publik. Ushtria e Kosovës për momentin nuk besoj se është duhur që të reagoj sepse nuk është një gjendje lufte ashtu siç do të dëshironte Serbia të arrinte. Serbia mbrëmë ka pritur që ta fusë në një terr energjetik dhe mundësisht në një panik Kosovën”, potencon Kuçi.
Gjatë mbrëmjes të së premtes në veri të Kosovës, një shpërthim dëmtoi një kanal të ujit që furnizon dy termocentrale me qymyr, përgjegjëse për prodhimin e pjesës më të madhe të energjisë elektrike të vendit.
Autoritetet në Kosovë thanë se për shkatërrimin e kanalit të ujit në Ibër Lepec janë përdorur 15 kilogramë eksploziv.
Lidhur me këtë, pati reagime nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, të cilat e dënuan këtë sulm.
Në një konferencë urgjente, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ky sulm është terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale të mbështetura nga Beogradi zyrtar./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze