LAJMI I FUNDIT:

Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulme të tilla mund të ndodhin përsëri

Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulme të tilla mund të ndodhin përsëri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se tha se sulmi i mbrëmshëm në veri të Kosovës ka qenë i planifikuar për kohë të gjatë.

Sipas tij, profesionalizmi që është treguar gjatë kryerjes së këtij akti kriminal, tregon se sulmi është planifikuar më herët.

Madje ai shton se sulme të tilla mund të ndodhin edhe në të ardhmen, nga grupet që janë tmerruar që kanë humbur territorin në pjesën veriore të Kosovës.


“Në kushte normale nuk do të ishte i mundur kontrollimi në çdo milimetër i këtij kanali, por këta terrorist nuk e kanë menduar në afat të shkurtër këtë sulm. Ky më të vërtetë ka qenë një sulm i organizuar shumë herët, dhe duke parë të gjitha rrethanat dhe profesionalizmin që është treguar gjatë detonimit, eksplozivit ushtarak që është përdorur, por edhe metodave të tjera që janë përdorur për të zhvilluar këtë sulm, shihet qartë që ky sulm ka qenë i planifikuar më herët, dhe mund të ketë edhe në të ardhmen sulme të llojit të tillë, nga grupe të caktuara, të cilat po i tmerron fakti që kanë humbur terrenin në pjesën veriore të vendit tonë”, tha ministri.

Maqedonci ka thënë se pas sulmit në Ibër Lepenc të Zubin Potokut, qëndrojnë mbetjet operative të grupit të kryeterroristit Milan Radoiçiq.

Ministri shtoi se përderisa shumë persona të këtij grupi kriminal qëndrojnë të lirë, rreziku ka qenë gjithmonë prezent.

“Siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës, se institucionet tona janë duke bërë të pamundurën që përveç të mbajnë nën kontroll situatën, të mbështesin qytetarët në jetën e përditshme edhe po ashtu në ndjekjen e kryerësve të kësaj vepre, që vlerësoj si gjithmonë bazament kanë politikën hegjemoniste në Serbi, dhe vlerësoj se personat që kanë kryer këtë akt terrorist patjetër që do të jenë mbetje operative të grupit të Radoiçiqit, dhe grupeve të tjera terroriste në veri, të cilave iu është bërë e pamundur operimi”, tha Maqedonci, për Klan Kosova.

“Ne e kemi bërë vazhdimisht të ditur edhe për publikun se grupi që kreu aktin terrorist kundër vendit tonë me qëllim të aneksimit të veriut të vendit tonë më 24 shtator të vitit 2023, është i lirë brenda territorit të Serbisë. Shumica e atyre personave që kryen këtë akt terrorist shihen haptazi duke qarkulluar, e duke kryer aktivitete dhe përgatitje në anën e Serbisë, Përderisa ka qenë i lirë ky grup, edh rreziku ka qenë gjithmonë prezent”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori