Shkencëtarët po punojnë në zhvillimin e një sensori të shpejtë dhe portativ, i cili do të mund të zbulojë kancerin e lëkurës nëpërmjet kimikateve që ai liron, dhe që mund të përdoret tashmë në zyrën e mjekut të kujdesit primar.
Një ekip ekspertësh nga Universiteti i Bournemouth dhe Spitali Universitar i Dorset nisi një studim trevjeçar në spitalin britanik Poole për të hetuar se si të krijojnë një sensor të shpejtë për të cilin nuk do të nevojitej trajnim i specializuar.
“Kanceri i lëkurës shpesh mund të jetë i vështirë për t’u diagnostikuar”, shpjegoi një zëdhënës i universitetit, duke theksuar se është e njohur tashmë që vendet e prekura nga kanceri i lëkurës lëshojnë komponente organike fluturuese, kimikate organike që avullojnë lehtësisht.
“Qëllimi i studimit tonë është të identifikojmë këto komponente organike fluturuese, të cilat janë specifike për kancerin e lëkurës, dhe të zhvillojmë një pajisje të shpejtë dhe portative që mund t’i zbulojë ato shpejt”, tha ai.
“Pacientët që dyshojnë se mund të kenë kancer lëkure zakonisht i drejtohen fillimisht mjekut të kujdesit primar. Detyra e tij është të vlerësojë vizualisht nëse është fjala për kancer, përpara se të vendosë nëse do t’i dërgojë pacientin për kontrolle të mëtejshme specialistike”, tha udhëheqësi i studimit, Richard Paul, profesor i kimisë bioanalitike në të njëjtin universitet, duke shtuar se “kanceri i lëkurës shpesh mund të jetë i vështirë për t’u diagnostikuar, prandaj norma e dërgimit të pacientëve për trajtim të specializuar është mjaft e lartë”, shtoi ai.
“Hulumtimi ynë është i orientuar në zhvillimin e një sensori të shpejtë, specifik për detektimin e kancerit të lëkurës, i cili mund të aplikohet menjëherë. Ky sensor do të mundësonte zbulimin e shpejtë të kancerit të lëkurës që në zyrën e mjekut të kujdesit primar, duke lehtësuar dhe përmirësuar triazhën e pacientëve dhe pa dyshim do të përmirësonte rezultatet për pacientët”, deklaroi Paul.
Ky projekt është një vazhdim i një studimi pilot, ku është zhvilluar një pajisje e personalizuar për nxjerrjen e kimikateve organike fluturuese nga pacientët me kancer lëkure, dhe mund të përdoret edhe gjatë kontrolleve të zakonshme, duke mundësuar zbulimin më të hershëm të biomarkerëve të mundshëm, kimikate organike që lirohen në vendin e kancerit të lëkurës.
“Është e rëndësishme të theksohet se studimi ynë mundësoi një qasje joinvazive për mbledhjen e kimikateve organike fluturuese nga pacientët me kancer lëkure”, tha profesori.
“Financimi shtesë që kemi marrë së fundmi do të na mundësojë që ta konfirmojmë këtë qasje të re përmes një studimi të madh klinik trevjeçar me pacientë me kancer lëkure dhe të fillojmë punën për zhvillimin e një teknologjie të re portative që do të mund të zbulojë këtë lloj kanceri lëkure tashmë në nivelin e kujdesit primar. Duke pasur parasysh se për përdorimin e këtij mjeti nuk do të nevojitet trajnimi i veçantë, ai mund të përdoret nga një gamë e gjerë punonjësish shëndetësorë në kujdesin primar, përfshirë infermierët”, theksoi Paul. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime