LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeut në Tuz të Malit të Zi

Publikohen pamjet e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeut në Tuz të Malit të Zi

Qyteti i Tuzit, në Mal të Zi, ishte mbushur gjatë ditës së djeshme me ngjyrat kuqezi të flamurit kombëtar shqiptar për të shënuar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, gjithashtu u inaugurua monumenti i Gjergj Kastriot-Skënderbeut, një nderim për heroin e madh kombëtar shqiptar.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, e vlerësoi lart kontributin e diasporës dhe e theksoi se vendimi për ngritjen e monumentit të Skënderbeut ishte miratuar unanimisht.


Ai po ashtu shprehu bindjen se bashkëpunimi i partive shqiptare me partnerët e tjerë do të sjellë rezultate pozitive dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të komunës.

Kujtojmë se në vitin 2019, Kuvendi i Komunës miratoi vendimin për ngritjen e këtij monumenti përkujtimor, i vendosur në oborrin e shkollës fillore në Triesh.

Vlen të theksohet se ky projekt është realizuar falë donacioneve nga bashkëvendësit e Tuzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit. /Telegrafi/

@_anton_gjokaj #gjergjkastrioti #skenderbeu #tuzi #scanderbeg #montenegro ♬ God Of War – Ralpi Composer