Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, për nder të 28 Nëntorit, bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, deputetë e ministra, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në Kullën e Isa Boletinit në Boletin dhe te shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.
Në Prekaz kryetari Konjufca tha se 28 Nëntori është dita jonë e krenarisë dhe sinonim i saj është Familja Jashari.
“28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë, është ditë e krenarisë kombëtare dhe sinonimi i saj është sakrifica e madhe e Familjes Jashari. Populli ynë dhe përfaqësuesit e tij i përkulen sakrificës dhe historisë së Familjes Jashari”, tha kryetari Konjufca.
Duke u thirrur në lavdinë dhe madhështinë e kësaj date, kryeparlamentari Konjufca tha se kjo datë është festë e trefishtë, sepse, me 28 nëntor të vitit 1997 në Llaushë doli për herë të parë UÇK-ja, dhe e njejta datë përkon me ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Në kullën e heroit kombëtar Isa Boletini, i mirëpritur nga familja e heroit Boletini, kryetari Konjufca tha se Shqipëria e Kosova janë një. Kanë qenë të bashkuara përgjatë gjithë historisë, ishin bashkë edhe me 28 nëntor 1912, kur u shpall Pavarësia Shqiptare.
“Aty ku ishte Ismail Qemali, ishte edhe Isa Boletini. Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Përgjatë gjithë historisë kanë qenë të bashkuara. Ishin bashkë edhe me 28 nëntor të vitit 1912. Personifikimi më i mirë i këtij bashkimi është binomi i dy heronjve tanë madhështorë”, theksoi kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit shtoi se heroi Isa Boletini jo vetëm që e vuri nënshkrimin e tij me ngjyrë në deklaratën e pavarësisë shqiptare, por e ka shkruar historinë e shqiptarëve edhe me gjak e sakrificë.
Duke ua uruar të gjithë shqiptarëve festën e 28 Nëntorit, kryetari Konjufca tha se pasardhësit e Isa Boletinit duhet të jenë krenarë që me shumë kujdes dhe nder po e mbrojnë këtë trashëgimi kaq të vlefshme për kombin tonë.
Duke nderuar dhe vlerësuar jetën dhe veprën e Ismail Qemalit, kryetari Konjufca tha se Ismail Qemali, në emër të të gjithë shqiptarëve shpalli pavarësinë e gjithë kombit shqiptar.
“Në këtë ditë të bekuar, në festën e flamurit tonë kombëtar, e cila mori inspirim nga kthimi i Skënderbeut në Krujë, rrugëtimi heroik dhe historik i shqiptarëve, vazhdoi me shpalljen e pavarësisë në Vlorë, për të vazhduar tutje me çlirimin e Kosovës – falë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin tonë legjendar Adem Jashari, urojmë të festojmë gjithmonë të lirë e krenarë”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij