Tre shtetas amerikanë po kthehen në shtëpi pas disa vitesh të burgosur në Kinë në një shkëmbim të rrallë të burgosurish të rënë dakord midis Pekinit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Qeveria kineze njoftoi se SHBA kishte kthyer katër persona në Kinë në këmbim të të burgosurve, duke përfshirë tre shtetas kinezë që thuhet se mbaheshin për “qëllime politike” dhe një person të kërkuar nga Pekini për krime të dyshuara.
Shtetasit amerikanë të liruar në Kinë u identifikuan si Mark Swidan, Kai Li dhe John Leung.
Swidan është përballur me një dënim me vdekje në Kinë mbi akuzat për drogë, ndërsa Li dhe Leung u burgosën me akuza për spiunazh.
Bëhet e ditur se të tre u caktuan nga qeveria amerikane si “të arrestuar gabimisht”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Së shpejti ata do të kthehen dhe do të ribashkohen me familjet e tyre për herë të parë pas shumë vitesh”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Lirimi i tyre vjen disa muaj pasi një pastor i krishterë nga Kalifornia u lirua nga burgu kinez pasi kaloi pothuajse 20 vjet pas hekurave.
Marrëveshje e rrallë
Lirimi i shtetasve amerikanë të arrestuar në Kinë ka qenë një nga pikat kryesore të agjendës në bisedat midis SHBA-së dhe Kinës për vite me radhë, duke përfshirë këtë muaj kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden ngriti temën me homologun e tij kinez, Xi Jinping, gjatë një samiti në Peru.
Duke iu përgjigjur lajmit të mërkurën, Departamenti Amerikan i Shtetit uli paralajmërimin e tij të udhëtimit për qytetarët amerikanë që vizitojnë Kinën.
Ndërsa senatorët nga të dyja partitë Demokratike dhe Republikane në SHBA festuan lajmin e shkëmbimit.
Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer, i cili tha se kishte punuar për vite në përpjekje për të siguruar lirimin e Li, tha në një deklaratë se “kurrë nuk pushuan së besuari se një ditë Li do të kthehej në shtëpi”.
Li, një emigrant kinez, u arrestua në shtator 2016 pasi fluturoi për në Shangai.
Ai u akuzua për sigurimin e sekreteve shtetërore për FBI-në dhe u dënua me 10 vjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë