Dimitrieska-Koçoska: Evazioni tatimor është sfidë për të gjitha vendet, aspekt kryesor në këtë luftë është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave
“Evazioni tatimor është sfidë e pranishme në të gjitha vendet, si në ato të zhvilluara, po ashtu edhe në ato të pazhvilluara, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve dhe shkëmbimi i informacioneve është aspekt kryesor në luftën kundër këtij fenomeni”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska për Formunin global mbi transparencën dhe shkëmbimin e informacioneve për qëllime tatimore, që mbahet në Paraguaj.
“Evazioni tatimor është kudo, madje edhe në vendet e zhvilluara, kështu që përkrahja është e nevojshme për të gjithë, e jo vetëm për vendin tonë. Kur flasim për evazion tatimor, nuk është i rëndësishëm vetëm legjislacioni që do të miratohet, por shumë më i rëndësishëm është vullneti i Qeverisë që të ketë sukses në luftën kundër tij”, nënvizoi ministrja.
Duke theksuar se Maqedonia është anëtare e Forumit global të OECD-së që nga viti 2011 dhe se fakti që ka ende përqindje të lartë të evazionit tatimor ekonomik, korrupsionit, ekonomisë gri dhe krimit, ajo tha se kjo do të thotë se diçka nuk është në rrugën e duhur.
“Këto pesë muaj pas marrjes së funksionit i shfrytëzova për t’i analizuar çështjet dhe vërejta se gjithçka fillon me vullnetin politik dhe administratën tatimore. Gjegjësisht, në vitin 2022, në administatën tonë tatimore ka pasur 24 kërkesa për shëmbimin e të dhënave, ndërsa nga ana jonë vetëm 5 të tilla. Kjo tregon interesin e administratës sonë lidhur me këtë çështje. Prandaj, prioriteti i Qeverisë së re është që ta luftojë korrupsionin dhe krimin, që paraqet mënyrën e vetme të rritjes së të ardhurave në buxhetin tonë”.
“Kemi norma tatimore të sheshta dhe shumë të ulëta, si dhe ekonomi gri shumë të madhe, prandaj në bazë të kësaj vendosëm se ka ardhur koha të punohet në uljen e kësaj ekonomie gri. Në këtë drejtim dhe me qëllim të arkëtimit efikas të të ardhurave është i nevojshëm shkëmbimi i informacioneve dhe shfrytëzimi i të gjitha kapaciteteve në dispozicion”, theksoi ministrja duke shtuar se drejtoria doganore dhe tatimore janë të fokusuara në arkëtimin e të ardhurave dhe në luftën kundër evazionit tatimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij