LAJMI I FUNDIT:

Do të rriten pagat e punonjësve në AKE-Maqedoni

Do të rriten pagat e punonjësve në AKE-Maqedoni

Punonjësit e Agjencisë për Komunikime Elektronike sipas planit financiar të publikuar për vitin 2025, pagat e tyre duhet të rriten mesatarisht 20 për qind.

Nëse sipas planit për punëtorët e AKE-ut në vitin 2024 do të shpenzohen 202 milionë denarë (3,3 milionë euro) për paga bruto, në vitin 2025 për këtë janë planifikuar 242 milionë denarë (së paku 4 milionë euro) te Rregullatori që financon operacionet e saj kryesisht nga operatorët e telekomit, përcjell “Faktor”.

Përveç këtyre kostove për pagat e punonjësve, janë tarifat për angazhimin e Komisionit pesë anëtarësh, i cili funksionon si një lloj Bordi Drejtues i AKE-ut. Për pesë të zgjedhurit që udhëheqin seancat dhe marrin vendime janë paraparë 11 milionë denarë, në vend të 10,6 milionë denarëve të mëparshëm. Kjo do të thotë se çdo anëtar do të marrë një pagë mesatare mujore bruto prej 3.000 euro, nëse e merr atë gjatë gjithë vitit të ardhshëm.


rreth 1050 euro është paga mesatare mujore neto që rregullatori ua ka shpërndarë operatorëve të telekomunikacionit në vend për 140 punonjësit e tij vitin e kaluar. Këtë e tregon përllogaritja nga raporti financiar për vitin 2023, ku bëhet e ditur se për paga neto të punëtorëve janë shpenzuar 107,2 milionë denarë, përkatësisht për 4,65 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori