LAJMI I FUNDIT:

Andy Robertson komenton fjalët e Mohamed Salah për kontratën e re me Liverpoolin

Andy Robertson komenton fjalët e Mohamed Salah për kontratën e re me Liverpoolin

Andy Robertson foli në konferencë për shtyp një ditë pasi Mohamed Salah foli për mungesën e një propozimi për kontratë e re me Liverpool.

Robertson u pyet për fjalët e Salah dhe situatën në tërësi në klub, pasi disa lojtarë janë në vitin e fundit të kontratave.

“Sinqerisht, për ne si lojtarë, nuk është asgjë në të cilën mund të përfshihemi”.


“Gjithçka që mund të them është se ju e shikoni Mo sot, dje, ai është profesionisti më i mirë. Kjo vlen edhe për Trent dhe Virgil që janë në pozicione të ngjashme”.

“Secili prej tyre është i fokusuar në ndeshjen e ardhshme, ata kanë qenë liderë këtë sezon. Ata nuk po shpërqendrohen nga asgjë tjetër”, deklaroi Robertson.

Carragher shpërthen kundër Salah, e quan egoist për veprimin që bëri egjiptiani në fundjavë
Lexo po ashtu Carragher shpërthen kundër Salah, e quan egoist për veprimin që bëri egjiptiani në fundjavë

Liverpool po zhvillon një sezon fantastik, duke qenë lider në lider në Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier. /Telegrafi/