Projekti Ajo Mal, i zbatuar nga Fondacioni Utalaya, mblodhi vajza dhe gra nga profesione dhe zona të ndryshme të Kosovës, duke i rikthyer në malet tona.
Ky udhëtim unifikues shndërroi traumën kolektive të izolimit dhe frikës në dashuri për natyrën, duke promovuar përfshirjen e grave në sport dhe avokimin për barazi gjinore.
Me mbështetjen e partnerëve si Ambasada e Zvicrës dhe UN Women Kosovo, projekti tregoi fuqinë e grave për të sfiduar majat e maleve dhe të jetës.
Drejtoresha e Fondacionit Utalaya, Uta Ibrahimi, e cila udhëhoqi ekspeditat, ndau përvojën e saj personale:
“Frika ime për të qenit e vetme në mal vjen nga një paranojë e rrënjosur në kohën e luftës, kur si fëmijë dëgjonim rrëfime të dhimbshme për masakrat dhe dhunimet. Por me kalimin e viteve, duke sfiduar këtë frikë, kam arritur të eksploroj male të shumta në Kosovë dhe në botë, shpesh e vetme. Inspirimin e kam marrë nga gratë e forta, fillimisht për të promovuar shtetin e Kosovës. Sot, përmes ‘Ajo Mal’, dua t’ua hap derën grave dhe vajzave që të rikthehen te zanafilla e tyre, tek malet e Kosovës.”
Ngjarja kulmore u nderua nga pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, i cili theksoi: “Ajo Mal” le të jetë frymëzim për të gjithë ne, duke promovuar një Kosovë më të fortë, më të gjelbër dhe të bashkuar. Ai përmbylli fjalimin e tij me një vlerësim për iniciativën dhe gratë që e udhëhoqën: “Mali përkulet para saj.”
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher, vlerësoi projektin dhe dokumentarin si dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm të grave për të ndërtuar të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Përfaqësuesja e UN Women Kosovo, znj. Linda Sanaja-Ukmata, shtoi se projekti koincidon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe nisjen e fushatës 16 Ditë të Aktivizmit, duke inkurajuar guximin dhe solidaritetin për të drejtat e grave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025