LAJMI I FUNDIT:

“Po të përcjellim nga Kili” – Kevini emocionohet nga lidhja direkte me familjarët

“Po të përcjellim nga Kili” – Kevini emocionohet nga lidhja direkte me familjarët
Foto: Screenshot/YouTube

Kevin Edmond ka rrëfyer linjën e tij të jetës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 3.

I njëjti ka treguar për vështirësitë në fëmijëri, ndarjen e prindërve si dhe për sfidat e tjera që kaloi.

Fillimisht, banori theksoi se prindërit e kishin të vështirë të bashkoheshin pasi babai i tij ishte nga Kili e nëna nga Kosova, gjersa për këtë gjyshërit nuk ishin dakord.


Foto: Screenshot/YouTube

Pas rrëfimit prekës, ai u befasua nga i ati në një lidhje direkte në Big Brother VIP Kosova.

Përveç të atit, në lidhje ishte edhe gjyshja e Kevinit si dhe vëllezërit e motrat e tij.

“Babai im ka 12 fëmijë me 6 gra” - Kevin Edmond rrëfen sfidat dhe fëmijërinë e vështirë
Lexo po ashtu “Babai im ka 12 fëmijë me 6 gra” - Kevin Edmond rrëfen sfidat dhe fëmijërinë e vështirë

Ata treguan mbështetjen e tyre për banorin e shtëpisë së famshme, duke shtuar se po e ndjekin.

“Jemi me ty”, i tha babai.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata komentuan edhe marrëdhënien e Kevinit me Anën, gjersa e quanin ‘shumë të bukur’.

“Kosova një vend shumë i bukur, rrnoftë Kosova rrnoftë Kili”, tha krejt në fund babai i këngëtarit. /Telegrafi/