LAJMI I FUNDIT:

Eva Longoria tregon se pse u zhvendos nga ShBA në Evropë: Nuk u largova për shkak të Trumpit

Eva Longoria tregon se pse u zhvendos nga ShBA në Evropë: Nuk u largova për shkak të Trumpit
Eva Longoria (Foto: Instagram)

Eva Longoria, aktorja dhe regjisorja e njohur nga seriali “Desperate Housewives”, ka zbuluar arsyen pse ajo dhe familja e saj vendosën të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë të fundit, Longoria tregoi se ajo, bashkëshorti i saj José Bastón dhe djali i tyre gjashtëvjeçar Santiago tashmë jetojnë mes Spanjës dhe Meksikës. Por ajo siguron adhuruesit e saj që ky vendim nuk ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

“Mund t’i tregoni të gjithëve, ju lutem, që nuk u largova nga ShBA për shkak të Trump-it?”, tha Longoria gjatë një podcasti. “Jam në Evropë prej pothuajse tre vitesh. Nuk u largova për shkak të situatës politike; puna më çoi atje”.


View this post on Instagram

A post shared by Eva Longoria Baston (@evalongoria)

Aktorja shpjegoi se jeta jashtë Amerikës i ka dhënë mundësinë të largohet nga “cikli i pandërprerë i lajmeve 24-orëshe”. Ajo theksoi gjithashtu se spekulimet rreth vendimit të saj për t’u larguar nga ShBA për arsye politike “vetëm sa ndajnë njerëzit”.

Në një intervistë për Marie Claire, Longoria shtoi se industria në Hollywood kishte filluar të ndryshonte shumë përpara zgjedhjeve të vitit 2024, gjë që ndikoi në vendimin e saj për të lëvizur.

“Gjithë jetën time të rritur e kam kaluar në Kaliforni, por madje edhe para pandemisë ndjeja se gjërat po ndryshonin. Energjia ishte ndryshe. Pastaj erdhi Covid dhe gjithçka mori për keq. Pavarësisht nëse flasim për fenomenin e të pastrehëve apo për taksat – nuk dua të kritikoj Kaliforninë – por ndjej që ky kapitull i jetës sime tani ka përfunduar”.

Longoria pranoi se është e privilegjuar që ka mundësinë të zhvendoset në një vend tjetër, duke shtuar: “Unë mund të largohem dhe të shkoj diku tjetër. Shumica e amerikanëve nuk janë kaq fatlumë. Ata mbeten të ngujuar në këtë vend distopik. Kjo më mbush me ankth dhe trishtim për ta”.

Vitin e kaluar, Longoria luajti në mini-serinë dokumentare të CNN-it “Searching for Mexico”, dhe tani po përgatitet për një projekt të ri të quajtur “Searching for Spain”. Përveç kësaj, ajo ka qenë një nga figurat publike që mbështeti Kamala Harris gjatë fushatës së saj, duke marrë pjesë në tubime parazgjedhore.

Pas zgjedhjeve presidenciale, Longoria pranoi se nuk ishte e habitur nga fitorja e Trump-it. “Nuk është shokuese që ai fitoi”, tha ajo. “E tmerrshme është që një kriminel i dënuar, që përhap kaq shumë urrejtje, mund të mbajë postin më të lartë. Do të doja të mendoja se lufta jonë vazhdon. Nëse Trump i mban premtimet e tij, Amerika do të bëhet një vend i frikshëm”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Kalo në kategori