LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Shkupit do të mbajë seancë urgjente për shkak të kolapsit të transportit publik

Këshilli i Shkupit do të mbajë seancë urgjente për shkak të kolapsit të transportit publik

Kryetari i Këshillit të Shkupit, Trajko Sllaveski, për sot në ora 18:00 ka caktuar seancë urgjente për të diskutuar për mosfunksionimin e transportit publik në qytet, pasi autobusët e NTP-së kanë ndërprerë qarkullimin për shkak të mungesës së karburantit.

“Mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike nën juridiksionin e qytetit të Shkupit, të cilat kanë për detyrë të ofrojnë shërbime jetike për qytetarët, ka arritur kulmin. Më 21 nëntor, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancë urgjente të jashtëzakonshme me fillim nga ora 18:00. Këshilli, në kuadër të kompetencave të tij, është i gatshëm që përmes debatit konstruktiv të miratojë konkluzione, me të cilat do të kërkojë nga autoritetet, para së gjithash nga kryetarja Arsovska dhe drejtorët, që urgjentisht të normalizohet transporti publik në territorin e qytetit të Shkupit dhe ngritjen e nivelit të higjienës”, njofton Sllaveski përmes rrjeteve sociale.

LSDM kërkoi thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për problemet e transportit. Kryetari i kësaj partie, Venko Filipçe, përmes një deklarate paralajmëroi se gjendja në Shkup është alarmante dhe se qyteti është në krizë. Është iniciuar seancë urgjente e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të gjetur masa konkrete për dalje nga kriza.


“Nëse pengohet edhe kjo tentativë për veprim të përbashkët, ne do ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në Këshill, sepse nuk do të jemi mbulesë për politikat e këqija që po e shkatërrojnë qytetin tonë”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori