Varrimi i këngëtarit të njohur të One Direction, Liam Payne, do të mbahet të mërkurën, pak më shumë se një muaj pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 31-vjeçare.
Ish-anëtarët e grupit të tij pritet të marrin pjesë në ceremoninë private që do të zhvillohet në një zonë të qetë në Angli, së bashku me familjen dhe miqtë më të afërt, shkruan BBC.
Këngëtari ndërroi jetë tre javë më parë pas rënies nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë. Autopsia konfirmoi se ai kishte pësuar hemorragji të brendshme dhe të jashtme, si dhe dëmtime të shumta traumatike për shkak të rënies.
Në një deklaratë të shkurtër pas vdekjes së tij, familja e Liam tha: “Jemi të shkatërruar. Liam do të jetojë gjithmonë në zemrat tona dhe do ta kujtojmë për shpirtin e tij të mirë, humorin dhe guximin e tij”.
Liam Payne ishte një nga emrat më të njohur të muzikës pop, pasi u bë i famshëm përmes emisionit X Factor në fillim të viteve 2010. Megjithëse grupi përfundoi në vend të tretë në garë, One Direction u bë grupi më i madh britanik që nga koha e Beatles. Gjatë pesë viteve të karrierës së tyre, ata shitën 70 milionë njësi me albumin tyre, duke përfshirë katër këngë dhe katër albume që arritën në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Payne, i cili ishte bashkëshkrues i shumë prej hiteve të grupit, arriti sukses edhe si artist solo me këngë si “Strip That Down” dhe “Bedroom Floor”. Ai lë pas prindërit, dy motrat dhe djalin e tij Bear, të cilin e kishte me këngëtaren e grupit “Girls Aloud”, Cheryl.
E dashura e tij në kohën e ndarjes nga jeta, Kate Cassidy, gjithashtu pritet të jetë e pranishme në varrimin që do të mbahet të mërkurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E pazakontë: Gjesti pastron dhëmbët në shtrat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Faza e dytë e “Të Kam në mendje”: Një iniciativë artistike për të ndihmuar ata që kalojnë sfida të vështira
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia
Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telefonike me babanë do të zbardhet të premten
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia
Edi tregon se si i humbi 50 mijë euro për ditëlindje në Pejë
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla
Momenti i ndarjes - Arioni qan me dënesë pasi Diana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 për shkak të babait të saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian