LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës në Shqipëri, policia ‘blindon’ Parlamentin

Protesta e opozitës në Shqipëri, policia ‘blindon’ Parlamentin

Ditën e sotme, në orën 17:00, opozita ka thirrur protest para Parlamentit, teksa në seancën plenare pritet të votohet projektbuxheti për vitin 2025.

Ndërkohë forca të shumta policie janë pozicionuar rreth selisë së Parlamentit, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Nga pamjet e publikuara duket se një pjesë e madhe e uniformave blu janë të pajisur me skafandra e mburoja.


Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të planit të masave.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë protesta, por ka të dhëna se do të ketë një ndërthurje mes fjalimeve të deputetëve në Kuvend dhe atyre jashtë Parlamentit./A2 CNN