LAJMI I FUNDIT:

AKP miraton transferimin e dy pronave për depo qendrore të barnave për Ministrinë e Shëndetësisë

AKP miraton transferimin e dy pronave për depo qendrore të barnave për Ministrinë e Shëndetësisë

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) njofton se ka marrë vendim për dhënien e pëlqimit për bartjen e dy pronave të ndërmarrjes shoqërore “Jedinstvo” për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë, për përdorim si depo qendrore të barnave.

“Ky vendim është në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpronësim të datës 24 korrik 2024”, thuhet në komunikatë.

Gjatë mbledhjes, Bordi i AKP-së aprovoi Raportin e Komisionit Vlerësues të menaxhmentit të AKP-së, i cili paraqiti progresin gjatë periudhës së tremujorit të tretë të vitit 2024. Po ashtu, u miratuan listat përfundimtare të punëtorëve që do të përfitojnë 20%-in e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i 10 ndërmarrjeve shoqërore ose aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, përkatësisht: NSh “Peko” Mitrovicë; NSh KB “Novobrda” Gjilan; NSh KB “Baran” Pejë; NSh KB “Bujku” Prishtinë; NSh “Përparimi” Prishtinë; NSh “Enti për Përparimin e Amvisërisë” Prishtinë; NSh “Centrotekstil” Prishtinë; NSh “Stacioni i Veterinarisë” Gjakovë dhe NSh “Shipad” Prishtinë.


Gjithashtu, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportet rekomanduese të Divizionit të Shitjes Direkte, ku u miratuan 20 raste që plotësojnë kriteret për trajtim sipas procedurës së shitjes dhe u refuzuan 13 raste të tjera.

Në përfundim, u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme lidhur me privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore, bazuar në prezantimet nga menaxhmenti i AKP-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Lajme
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori