Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025. Kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore.
Kështu është theksuar në raportin “Projektbuxheti 2025- analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, e organizuar nga Instituti GAP.
Blendi Hasaj nga ky institut, ka thënë se suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve, veçanërisht te investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nën-shpenzim.
“Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025 krahasuar me 2024, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore”, u shpreh ai, raporton kp.
Ai derisa ka folur për buxhetin e vitit 2025, ka thënë se investimet kapitale do duhej të merrnin një fokus të veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja.
“Suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve veçanërisht tek investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nënshpenzim…Tek investimet kapitale parashihet një rritje e buxhetit prej 71 milionë euro krahasuar me vitin 2024, këtu, pjesa më e madhe e projekteve janë të bartura nga viti në vit, konkretisht nga rreth 928 milionë euro të buxhetore për investime kapitale, 90 për qind e tyre janë investime shumëvjeçare apo të bartura nga vitet e kaluara.
Kur jemi në këtë pikë, një analizë që e kemi përfshirë ka të bëjë me efikasitetin jo të madh të institucioneve për të realizuar investimet kapitale, një gjetje e raportit tregon se janë mbi 264 projekte në projektbuxhetin e vitit 2025 e për të cilat datojnë nga periudha 2008-2019, dhe të cilat marrin rreth 258 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2025. Andaj, si çështje do duhej të merrte fokusin e veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja”, tha Hysaj.
Ndërsa, ka thënë se këtë vit vërehet një shpërndarje më e barabartë e investimeve kapitale të nivelit qendror nëpër komuna.
Ai po ashtu ka thënë se qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë.
“Në shëndetësi, për gjitha institucionet kyçe në këtë sektor është paraparë një buxhet prej rreth 359 milionë euro një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, kjo përfaqëson rreth 4 për qind % të BPV-së, duke e vendosur Kosovën pas vendeve të zhvilluara dhe të dytën me shpenzimet më të ulëta në rajon. Po ashtu një indikator i cili përmendet edhe në raportin për vendin është që qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë diku 30 deri në 40 për qind”, tha Hasaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian