LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha

Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha.

Kurti këto komente i bëri në konferencën e Fondacionit “Friedrich Ebert” (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i Studimit për Rininë 2024.

“…Kjo qasje e politikbërjes së mbështetur në të dhëna na ka përcjellë që atëherë, dhe ka mundësuar që Kosova të ketë demokratizim dhe rritje ekonomike të jashtëzakonshme brenda fare pak viteve”, tha ai.


Kryeministri tutje shtoi se historikisht rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha.

“Si një vend që po rritet ekonomikisht shpejt, e majta apo ideali socialdemokrat në praktikë siguron që përfitimet të shpërndahen gjerësisht—posaçërisht te ata që kanë më së shumti nevojë.”, tha kryeministri.

E në sajë të politikave socialdemokrate dhe nismave qeveritare përgjatë këtij mandati, kryeministri theksoi të arriturat si rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto me mesatarisht 6.2%, dyfishimi i eksporteve, rritja me 2/3-tat të të hyrave tatimore, rritja e buxhetit të shtetit nga 2.4 miliardë euro në vitin 2021 në tash 3.6 miliardë euro në buxhetin e vitit të ardhshëm pra rritje prej 50 për qind brenda vetëm 4 viteve, dyfishim i të rinjve të punësuar, arsim i lartë pa pagesë dhe mbi 10 milionë euro bursa për studentët, shtesat për fëmijët dhe nënat lehona të cilat i dyfishuam e i trefishuam sivjet, më shumë se dyfishim i buxhetit të shtetit të dedikuar për blerjen e barnave esenciale, subvencionim i mbi 31 mijë familjeve që investojnë në efiçencën e energjisë apo rritje të pagës minimale dy herë brenda mandatit qeverisës, mes shumë tjerash”, tha ai.

“Ne e kuptojmë nevojën për të përmbushur hendekun midis aftësive dhe nevojave të tregut të punës, andaj edhe përmes reformave në sistemin arsimor, rritjes së buxhetit për arsimin, investimin në infrastrukturën arsimore, dhe programi i themelimit të 12 profileve të arsimit dual, sfidat në arsim edhe po adresohen edhe po zbuten. Synimi ynë është që për një diplomë shkolle a fakulteti patjetër të ketë një vend pune në ekonominë e shtetit tonë. E kjo po reflektohet në ngritje të nivelit të kënaqshmërisë te nxënësit dhe studentët, ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë”, tha tutje kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori