Është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet E.L i cili më datë 16 prill 2024 rreth orës 08:00 të mëngjesit në banesën e tij në Pejë privoi nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij me inicialet Gj.U.
Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Pejë bëhet e ditur se Prokurori i shtetit, hetimet e kësaj çështje penale i ka zhvilluar në afatin optimal në mënyrë intensive, dhe po ashtu, ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.L, me datë 16 prill të vitit 2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gj.U, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i pandehuri kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët, kurse, ditën kritike i pandehuri E.L, me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës, e me pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë ‘e vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë’.
Prokurori i shtetit, hetimet e kësaj çështje penale i ka zhvilluar në afatin optimal në mënyrë intensive, dhe po ashtu, ka akuzuar të pandehurin edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimi me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian