Edicioni i katërt i “Talent Pool”, program i dedikuar për zhvillimin profesional nga Grupi BALFIN, ka përfunduar me sukses duke vijuar traditën e konsoliduar të zhvillimit të liderëve të ardhshëm në kompanitë e Grupit, si në rajon, edhe më gjerë.
Programi i cili këtë vit erdhi i riformatuar dhe zgjati nga muaji janari deri në nëntor, ka angazhuar 16 punonjës të cilët u pikasën nga ekipet e Burimeve Njerëzore, në bashkëpunim me menaxherët ekzekutivë të kompanive dhe të Grupit BALFIN, për të dhënë më të mirën prej vetes, si dhe për të lartësuar potencialin e tyre në fushat që mbulojnë.
Pjesëmarrësit nga kompanitë ACREM, Balfin Real Estate, Balfin Construction, Balfin Development, Balfin Asset Management, KidZone Albania, Neptun Kosova, Spar Albania, Retail Park dhe Tirana Bank, e përmbyllën rrugëtimin thuajse 1-vjeçar duke prezantuar 3 projekte, sa inovative po aq edhe praktike, përballë një jurie të përbërë nga tre anëtarë të Grupit BALFIN: Ardiana Sokoli, ZV.Presidente e Pasurive të Paluajtshme, Csaba Toth, Zv.President i Menaxhimit të Aseteve dhe Ervin Kajno, Drejtues i Menaxhimit të Projekteve.
Pas përfundimit të prezantimeve, Presidenti i Grupit, Samir Mane, mbajti një fjalim përshëndetës dhe mes rreshtash pohoi se programet e BALFIN për zhvillim profesional, siç është “Talent Pool”, janë motorika që vendosin në lëvizje ambicien e Grupit BALFIN për të investuar në kapital njerëzor.
“Çdoherë kur përballem me propozime biznesi, ajo se çfarë them është: “Kush do ta bëjë? Kemi njerëz që do e çojnë deri në fund zhvillimin dhe konkretizimin e projektit?” Ne i kemi mundësitë financiare por gjithmonë kam ndarë mendimin se duhet të jesh përherë i gatshëm të ftosh profesionistë të rinj për bashkëpunim. “Talent Pool” është një program që na ka ndihmuar t’i përafrohemi këtyre profesionistëve, dhe shpresoj që kështu do të mbetet edhe në vijimësi”, tha Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, duke u ndalur po ashtu tek rëndësia që Grupi i kushton karrierës së individëve.
“Punonjësit e Grupit tonë përfitojnë mbi 100 mijë orë trajnimi në vit, çka nuk janë pak. Përkundrazi, kjo e dhënë dëshmon angazhimin tonë për t’i ofruar punonjësve tanë një karrierë sa më të suksesshme”, tha ai.
Si fryt të trajnimit dhe konsultimit intensiv me mentorë të zotë dhe të njohur, me në krye Larisa Winter, trajnere kryesore e programit, pjesëmarrësit prezantuan projekte me në fokus:
– Logjistikën dhe zhvillimin e faciliteteve për rritjen e efikasitetit të biznesit;
– Transformimin e industrisë së mikpritjes duke aplikuar qasje të reja dhe inovative;
– Integrimin e praktikave ESG (mjedis, shoqëri dhe qeverisje e mirë) në të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit, duke kontribuar pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm.
Prezantimet u shoqëruan me sesione pyetje-përgjigje, të cilat ndihmuan në thellimin e analizës dhe në vlerësimin e mundësive të implementimit të ideve të shpalosura.
Edhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, mbajti një fjalim përshëndetës. Ajo vlerësoi idetë e dhëna, u ndal në peshën e programit “Talent Pool” dhe nuk ngurroi të shprehte krenarinë e të qenit pjesë e një korporate që i ndihmon njerëzit të rriten në kuadrin profesional.
“Talent Pool është një ndër programet më të kualifikuara në Ballkanin Perëndimor për zhvillimin profesional që, vit pas viti, vetëm përmirësohet. Ky nuk është një pohim i thjeshtë; e kemi të konfirmuar nga pjesëmarrja në rritje dhe gjithnjë e më shumë cilësore. Jam vërtet krenare që jam pjesë e një korporate që i ndihmon njerëzit të rriten, jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në atë praktik”, tha ajo.
Që nga krijimi i tij në vitin 2016, programi “Talent Pool” ka trajnuar 61 punonjës për të qenë të pozicionuar në role drejtuese të kompanive të Grupit, të cilat operojnë në 11 shtete dhe 2 kontinente.
Rezultatet e edicionit të 4-t, dëshmojnë vullnetin e palëkundur të Grupit BALFIN për të kultivuar me profesionalizëm një kulturë të mirëfilltë lidershipi.
Pjesëmarrësit e këtij edicioni kanë përfituar frymë të konsoliduar për të punuar në grup, mendim kritik, aftësi vendimarrëse, sikurse përgatitje të nevojshme për të reaguar shpejt dhe efektivisht ndaj sfidave të tregut. Atyre gjithashtu iu është dhënë mundësia për të udhëtuar drejt Vjenës, për të vizituar kompani të cilat operojnë në industri të ngjashme si Grupi BALFIN, duke njohur kështu më nga afër dinamikat e biznesit ndërkombëtar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian