LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Në Prishtinë është përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë së re – themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 30-vjet më parë, eveniment në të cilin u nderuan lajmëtarët e lirisë, dëshmorët e kombit kombëtar shqiptar.

Në një akademi solemne organizuar nga Shoqëria Lëvizja, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, ITSHKSH Shkup dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, Bekim Adili nga Shoqëria Lëvizja, ka folur mbi themelimin e UÇK-së dhe vendimin e madh që u mor më 17 Nëntor 1994.

“Jeni vlerat më sublime, më të shquara të popullit tonë në të gjitha periudhat e historisë sonë të re…Ju falënderoj që sot keni ardhur për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë së re që është themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila sot përkon me 30-vjetorin e saj, eveniment në të cilin do të nderojmë lajmëtarët e lirisë, dëshmorët e kombit kombëtar shqiptar, që prehen në simbolin tonë kombëtar ashtu sikurse ata ranë përreth flamurit të bashkuar… Historia me faktet e saj në bën që sot të pohojmë njëzëri, se në këtë ditë të bekuar, më 17 nëntor 1994, veprimtarë të dëshmuar, patriotët të lindur e idealistë të thekur përmes vendimeve të tyre të dala nga Kryesia e LPK-së, pas analizimit të situatës dhe kërkesave të dala nga gjiri i popullit, morën vendim për emërtimin e njësive të armatosura të shkrira në tri shkronja të arta të quajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka thënë ai.


Një fjalë rasti ka mbajtur edhe ish-anëtari i kryesisë së LPK-së Ramadan Avdiu, i cili foli mbi periudhën e kohës së okupimit të shqiptarëve nga ish-regjimi duke u privuar nga të gjitha të drejtat e tyre.

“Shqiptarët e Kosovës sikurse edhe shqiptarët në Maqedoni dhe viset e tjera të okupuara kishin ngelur në pozita të njëjta si më parë, të pushtuar, të shtypur, të diskriminuar, pa asnjë të drejtë politike… Kjo situatë kishte ndikuar te një masë e madhe e popullit shqiptar të manifestojnë një gjendje depresive e pashpresë dhe e pa perspektivë mbijetese. Në këto rrethana strukturat dhe anëtarësia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, që ishin e vetmja forcë serioze, që mendonin për ndryshimin e strategjisë së rezistencës, dhe nga manifestimet e protestës të shkojnë drejt kryengritjes së armatosur”, tha ai.

Sekretari i LPK-së Emrush Xhemajli ka sjellë para të pranishmëve kujtime nga momenti historik i emërtimit të UÇK-së 30 vjet më parë.

“Është ditë e tillë që sot në veçanti përshëndes bashkanëtarë të ngushtë shumëvjeçar para 30 vjetëve, që janë këtu prezent e nuk janë, dhe ju shpreh mirënjohje që bashkërisht ne nuk e kemi thyer kurrë atë fjalëkalimin, kodin e punëve të vlefshme e të përbashkëta, që kanë dashur një kohë të mbeten fshehur, Fazli Veliun, Muhamet Kelmendin, Gafurr Elshanin, Ali Ahmetin, komandant Azem Sylën, Xhavit Halitin, Adem Grabovcin… Kur flasim për UÇK-në kemi emocione, krejt normale, ajo është e shenjtë dhe shpirtërore dhe më meritorët janë komandanti Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët, të cilët janë themel i lirisë sonë…Para themelimit të UÇK-së, nga viti 1983-84 u bënë përpjekjet e para për përgatitjen për luftë të armatosur nga Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zia Shemsiu, Kadri Osmani dhe të tjerë”, ka thënë ai.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur mbi rrugëtimin e shqiptarëve në luftën e tyre për liri.

“Qëndresa e luftëtarëve të lirisë kryesuar nga Shaban Polluzha, të vazhduar nga Shaban Jashari me pushkën e lirisë së bashku me djemtë e tij të përbetuar liri a vdekje Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Zia Shemsiu, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë, lindi ideja e themelimit të Ushtrisë së parë çlirimtare – sublimet e popullit të Kosovës e viseve shqiptare nën Jugosllavi, nën domosdoshmërinë për të legjitimuar luftën për liri, pavarësi”, u shpreh Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
“Dinozauri” që pret të ringjallet nga shteti, a ka të ardhme transporti hekurudhor në Kosovë?

“Dinozauri” që pret të ringjallet nga shteti, a ka të ardhme transporti hekurudhor në Kosovë?

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Kalo në kategori