LAJMI I FUNDIT:

Victoria Kjaer Theilvig e Danimarkës kurorëzohet Miss Universe 2024

Victoria Kjaer Theilvig e Danimarkës kurorëzohet Miss Universe 2024

Victoria Kjaer Theilvig, 21-vjeçare nga Danimarka, është shpallur Miss Universe 2024, duke u bërë danezja e parë që fiton këtë titull prestigjioz.

Konkurrenca e këtij viti u mbajt në Mexico City, ku Theilvig triumfoi ndaj më shumë se 120 pjesëmarrëseve nga e gjithë bota.

Një kërcimtare konkurruese, sipërmarrëse dhe avokate aspiruese, Victoria u kurorëzua nga titullarja e mëparshme, Sheynnis Palacios e Nikaraguas.


Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë fjalës së saj, ajo inkurajoi të gjithë që të vazhdojnë të luftojnë për ëndrrat e tyre, duke thënë: “Dua të bëj histori, dhe këtë po e bëj sonte.”

Në garë, Chidimma Adetshina e Nigerisë përfundoi si nënkampione e parë, ndërsa Maria Fernanda Beltran e Meksikës u rendit e dyta.

Konkursi u veçua edhe për heqjen e kufizimeve të moshës dhe statusit martesor, duke lejuar për herë të parë pjesëmarrjen e grave mbi 28 vjeç dhe atyre që janë ose kanë qenë të martuara ose nëna.

Performanca të shkëlqyera, përfshirë një parakalim me kostume kombëtare dhe fustane mbrëmjeje, shoqëruan ngjarjen, e cila u drejtua nga Mario Lopez dhe Olivia Culpo.

Ky edicion i Miss Universe shënoi një hap të madh drejt modernizimit të konkursit. /Telegrafi/