Deputetët për të tretën ditë me radhë debatojnë për Propozim- buxhetin për vitin 2025
Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, deputetët sot për të tretën ditë debatojnë për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Nga pushteti thonë se planifikohet rritje e pensioneve, do të respektohet marrëveshja kolektive, do të ketë rritje pagash në disa sektorë, por edhe rifillim të plotë të resorit të shëndetësisë. Opozita, nga ana tjetër është e mendimit se Propozim- buxheti i Qeverisë është manipulues dhe nuk ka ndonjë vizion të qartë.
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki tha se me Propozim-buxhetin është paraparë rritje e pensioneve për 2,500 denarë në mënyrë plotësuese dhe ka përmendur se do të rriten pagat e policisë për 10 për qind.
Siç tha ai, do të ketë rritje të pagave për pesë për qind, ndërsa deri në fund të mandatit 46 për qind.
“Në Propozim buxhetin është paraparë rritje e pensioneve për 2,500 denarë në mënyrë plotësuese, pra realizohet premtimi parazgjedhor prej 5,000 denarë në vitin e parë të mandatit dhe do ta realizojmë për nëntë muaj, kështuqë për këtë nuk do të votojë Venko Filipçe dhe nomenklatura politike e tij. Ata nuk do të votojnë për rritje të pagave prej pesë për qind, ndërsa deri në fund të mandatit 46 për qind dhe do të respektohet marrëveshja kolektive. Po flisni për ngritjen e pagave në polici, ndërsa ne po themi që do t’i rrisim 10 për qind, paratë janë paraparë në buxhet”, tha Kovaçki në seancë.
Deputetja e OBRM-PDUKM-së Dragana Bojkovska tha se punonjësit e MPB-së do të marrin paga më të larta. Ajo shtoi se mbrojtja e mjedisit jetësor ka shënuar rritje të konsiderueshme prej 44,4 për qind për menaxhimin e mbeturinave dhe uljen e ndotjes në vlerë prej 6,4 miliardë denarë. Për funksionin e mbrojtjes, tha se janë rritur poashtu për 13,7 për qind, ndërsa mjetet për rendin dhe qetësinë publike janë rritur për 11,3 për qind dhe arrijnë 23,6 miliardë denarë.
Sipas deputetit të LSDM-së, Oliver Spasovski me buxhetin manipulues të qeverisë në rast të krizës nuk do të ketë para për t’i ndihmuar qytetarët.
“Propozim- buxheti i qeverisë është manipulues dhe nuk ka ndonjë vizion të qartë. Një buxhet i tillë i cili është projektuar në 6,5 miliardë euro është joreal, jo zhvillimor dhe është krijuar për qëllime parazgjedhore”, tha Spasovski në seancë.
Ai shtoi se shteti ynë do të jetë i vetmi në rajon që nuk bën asgjë dhe nuk planifikon asgjë në vitin 2025 për konsolidimin fiskal.
“Zgjedhjet lokale po vijnë, prandaj është bërë ky buxhet i cili është jovizionar, për atë se ku duam ta shohim vendin në të ardhmen. Siç nuk mund ta shohim as në realizimin e qëllimeve strategjike. Ky propozim buxhet është manipulativ, sepse deri më tani nuk ka diçka që nuk është bërë nga pushteti dhe të mos jetë qëllim i manipulimit me opinionin vendor”, tha Spasovski.
Ai tha se Ligji për buxhetin parasheh se mund të kemi deficit buxhetor prej tre për qind.
“Nëse parashikohet inflacion i ulët, do të thotë se do të ketë një rritje të ngadalësuar të pagave dhe kjo shihet nga projektimin e buxhetit, sepse vetëm tetë për qind e normës së pagës është në të gjithë sektorin publik. Nëse pushteti nuk ka disponim për rritjen e pagës minimale, mendoj se është e pabazë këtë që e propozojnë në buxhet”, tha Spasovski.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Takimi ndërqeveritar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kjo është agjenda
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
“Ngrirja” e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës, dy vite pa mbledhje ndërqeveritare
Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave, pritet borë në viset malore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit