LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllokonte opozita ligjin, qytetarët do të paguanin më lirë për produktet esenciale

Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllokonte opozita ligjin, qytetarët do të paguanin më lirë për produktet esenciale

Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi publik thotë se janë bërë dy vjet prej kur Ligji për Çmimet Tavan u dërgua në Gjykatën Kushtetuese

Sipas LVV-së po të mos ishte bllokuar ky ligj, qytetarët do të paguanin më lirë për produktet esenciale.

“Sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qyetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale. Më 22 tetor të vitit 2022, me propozim të Qeverisë Kurti, Kuvendi miratoi Projektligjin për Çmimet Tavan, si një masë shtesë për të parandaluar manipulimin e qëllimshëm të çmimeve nga bizneset”, thuhet në reagimin e tyre.


LVV tutje shto se “opozita – e cila ka dëshmuar se mbron më shumë interesat e grupeve milionere dhe oligarkëve, për ta pamundësuar zbatimin e tij, e dërgoi menjëherë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese”.

“Më 23 nëntor 2023, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Ligjin për Çmimet Tavan, duke hequr mundësinë për një kontroll më efektiv të devijimit të çmimeve. Si rezultat, edhe pse inflacioni ka rënë, çmimet vazhdojnë të jenë të paarsyeshme. Pavarësisht këtij luftimi e sabotimi nga ana e opozitës dhe mekanizmave të kontrolluar nga ajo, Kosova vazhdon të ketë nivelin më të ultë të rritjes së çmimeve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, LVV ka pohuar “imagjinoni edhe me Ligjin për Çmimet Tavan sa më të balancuara do të ishin sot çmimet”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori