Në e-Albania, ashtu siç edhe ishte lajmëruar, u hap sot aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025.
Njoftimi është dhënë sot nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, duke theksuar se risi do të jetë aplikimi vetëm nga strukturat akomoduese që ndodhen në vijën e parë të plazhit apo në afërsi.
“Sezoni veror 2025 nis që sot. Hapet sistemi online në e-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara. Pas një pune të gjatë me stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkitë, sollëm edhe përmirësimet ligjore që garantojnë dyfishimim e hapësirave publike dhe shpërndarjen e tyre në gjithë vijën bregdetare. Ky vit vjen me një ndryshim të madh, ku vetëm strukturat hoteliere mund të menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve”, është shprehur Kumbaro, duke shtuar se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent.
Procesi i aplikimit do të kryhet në përputhje me rregulloren e re “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë si stacion plazhi”.
Të gjitha subjektet e interesuara mund të kryejnë aplikimin e tyre në portalin e-Albania duke kërkuar shërbimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë së stacion plazhi”.
Hartat e plazheve u miratuan në fillim të muajit nëntor gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ku ministrja Kumbaro vlerësoi se me rregulloren e re lirohen rreth 675 parcela plazhesh.
Ajo theksoi rolin e bashkive në terren si administratore të parcelave publike të plazheve, me fokus pastërtinë.
“Parimi i kësaj rregulloreje të re është që menaxhimi i një stacioni plazhi nuk është arsyeja kryesore për të bërë biznes. Është një aksesor, një atraksion shtesë, një shërbim shtesë për një biznes të konsoliduar në fushën e turizmit ku aktiviteti kryesor është akomodimi. Kemi disa ndryshime thelbësore. Do të lirohen shumë më tepër hapësira, stacione plazhi për publikun, por të cilat do të menaxhohen, do të mirëmbahen nga bashkitë”, u shpreh më herët gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët