LAJMI I FUNDIT:

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në vitin 2017.

Ky vendim konfirmon atë të shkallës së parë, dhe Haxhiu ka të drejtë të bëjë rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke filluar ky afat nga nesër, dita e njoftimit të vendimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dha pretencën më 4 prill 2024, duke kërkuar dënimin maksimal për Haxhiun, i cili akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.


Gjykata, me trupin gjykues të përbërë nga Florjan Kalaja (kryesues), Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, e deklaroi fajtor Haxhiun për disa akuza, përfshirë “Vrasje me paramendim” për hakmarrje, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Haxhiu do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Gjykata la gjithashtu në fuqi vendimin për dënimin e tij me burg të përjetshëm, ndërsa Haxhiu dhe të dënuarit e tjerë janë ngarkuar me shpenzimet e procedurës penale.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 13.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 49 akti, datë 09.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit L.H., kundër vendimit nr. 26, datë 24.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.H. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” për hakmarrje, mbetur në tentativë ndaj viktimës Xh.Sh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 78 paragrafi i dytë, në lidhje me nenet 22 dhe 28 pika 4 të K.Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.H. për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, ndaj viktimave Z.L., J.H., B.T. dhe M.Xh., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, në lidhje me nenin 28 pika 4 të K.Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 2 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.H. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë, në lidhje me nenin 28 pika 4 të K.Penal si dhe në bazë të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.H. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

5. Pushimin e akuzës penale në ngarkim të të pandehurit L.H. për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 274, në lidhje me nenin 28 pika 4 të K.Penal, pasi ndjekja penale nuk duhet të fillonte.

6. Në aplikim të nenit 55 paragrafi i parë i K.Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit L.H. me një dënim të vetëm, atë me burgim të përjetshëm.

7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.H. të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

8. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit i lihen në ngarkim të pandehurit L.H. në mënyrë solidare bashkë me të dënuarit O.B. dhe A.K., ndërsa shpenzimet e gjykimit i lihen në ngarkim të pandehurit L.H..

9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 24.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit z. L.H.

Kundër vendimit lejohet rekurs brenda 45 ditëve në Gjykatën e Lartë, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori