Një seancë dëgjimore në komisionin e posaçëm parlamentar kundër dezinformomit bëri publike për herë të parë detajet e sulmit kibernetik iranian.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj ishte e ftuar për të dhënë informacione për deputetët dhe nga kryetari i komisionit, Erion Braçe u informua se mbledhja do të vijonte me dyer të mbyllura, çka duket se bëri që ajo të fliste lirshëm.
Por shërbimet e Kuvendit duket se nuk kishin kuptuar se duhej të mbyllnin sinjalin për mediat dhe dëshmia konfidenciale u bë publike.
“Ne nuk e kishim idenë fare se në çfarë sulmi ishim ditët e para. Në datën 16 synimi i skuadrave ishin që të infektonin të gjitha backend-ed e menaxhuara nga AKSHI që ishin mbi 10 mijë në atë kohë, që do të thotë të inkriptonin të gjitha këto backende, përfshirë kompjutara. Pra nga 10 mijë backende, vetëm 250 u arritën të inkriptohen”, tha Karçanaj.
Backend janë sistemet mbi të cilat funksion AKSHI, pra platforma online e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, dhe sipas drejtoreshës Karçanaj, synimi i iranianëve ishte fshirja totale e tyre, përfshirë edhe dokumentacionin që ruhet në servera.
“Ishin momente shumë të vështira, nuk e kishim idenë se kë kishim përballë, dhe kishim një shtet të çorganizuar nga ana tjetër, që ndërkohë e gdhinim duke u marrë me procesin, kërkonin me të drejtën e tyre të vazhdonim punën e përditshme. Edhe sikur shërbimet të mos ishin online, sulmi synonte që të fshiheshin të gjitha sistemet e shtetit pra të ktheheshim në epokën e gurit ku qytetarët të mos kishin asnjë të dhënë. Ia dolëm që të izolonim gjithçka në atë moment, dhe sipas dy raporteve, vetëm 10% e sistemeve dhe të dhënave u arritën të fshihen nga ana e kundërshtarëve”.
Kundërpërgjigja e shtetit shqiptar ndaj këtij sulmi erdhi falë bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA në Tiranë e cila solli në mbështetje një nga ekipet më të mira të FBI-së.
“U përfshi ekipi më i mirë i Mircosofti dhe me suportin e ambasadës amerikane, këshilltarit politik të asaj kohe, erdhën fizikisht që të bënin investigimin. Ideja ishte të kuptonin çfarë kishte ndodhur dhe të atribuonim sulmin që kishte ndodhur pranë AKSHIT. Ky ishte momenti që sërish ambasada amerikane na suportoi me skuadrën më të përgatitur cyber të FBI. Ata kanë punuar një muaj për analizën duke dalë ekzaktësisht në të njëjtin përfundim”.
Teksa drejtoresha e AKSHIT vazhdonte prej më shumë se 10 minutash të jepte këto informacione, stafi i saj e informoi se vijonte të ishte live në faqen e Kuvendit, çka bëri që ajo të kërkonte ndërprerjen e sinjalit dhe komisioni vijoi seancat me dyer të mbyllura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje