LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në qytetin e Ferizajt, ku një person i panjohur ka sulmuar katër qytetarë, në tri lokacione të ndryshme.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Isak Skenderi, drejtor në OJQ “Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians”.

Skenderi përmes një reagimi thotë se viktimat janë nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, transmeton Telegrafi.


“Incidenti i fundit në Ferizaj, ku dy vajza të mitura dhe dy burra nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian u sulmuan barbarisht me thikë, ka tronditur shoqërinë tonë. Ky akt dhune nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Për më tepër, natyra e tij e vërtetë nuk duhet të relativizohet. Sipas raporteve të para, sulmuesi sulmoi kalimtarët te rastit, por të gjithë viktimat i përkasin këtyre komuniteteve minoritare. Një model i tillë sugjeron diçka më të thellë dhe shumë më shqetësuese: një krim me motivim etnik i nxitur nga urrejtja”, thotë ai.

Tutje, ai ka shkruar se autoritetet duhet ta kualifikojnë saktë këtë akt.

“Çdo jetë ka vlerë, dhe qëllimi pas këtij krimi duhet të zbardhet dhe ndëshkohet përkatësisht. Kryetari i Komunës së Ferizajt konfirmoi se sulmuesi u arrestua pas sulmeve, por është thelbësore që motivet e tij të hetohen në detaje, duke marrë parasysh çështjen e qartë që kemi përballë – kur viktimat “e rastësishme” i përkasin një grupi të vetëm etnik, duhet të pyesim pse”, shton ai.

Mes tjerash, ai ka shkruar se “Një nga viktimat ishte vetëm 10 vjeç, një fëmijë i pafajshëm në rrugën e kthimit për në shtëpi nga një dyqan lokal”.

“Megjithëse dhe fatmirësisht, jeta e saj nuk është në rrezik të menjëhershëm, gjendja e saj mbetet delikate. Ajo është një viktimë e pafajshme që tani vuan për shkak të urrejtjes së sëmurë dhe të shtrembëruar të dikujt. Kjo ngre pyetje të vështira: a u sulmua ajo për shkak të përkatësisë së saj etnike? A ishin këto sulme të paramenduara, të kalkuluara në mënyrë që të zgjidheshin anëtarët më të pambrojtur të komuniteteve tona?”, vijon reagimi.

Skenderi ka pohuar se “ky nuk është krimi i parë i urrejtjes në shoqërinë tonë, që synon komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”.

“Për një vend kaq të vogël, jemi të mbushur me shumë incidente të motivuara nga paragjykimi etnik dhe intoleranca e thellë. Historia ka treguar se Romët dhe komunitetet e tjera janë mbajtur të margjinalizuar, të mbajtur poshtë në kushte degraduese për të ruajtur sistemet e shfrytëzimit social. Është e pabesueshme qe kjo vazhdon të shfaqet edhe sot – kur komunitetet përdoren si shpërthyes të mllefit dhe urrejtjes. Ne një shoqëri demokratike, moderne si Kosova, jo çdo qytetar ndihet i sigurt, i vlerësuar dhe i respektuar”.

“Ky akt brutal është një thirrje zgjimi. Ai ngre pyetje urgjente mbi sigurinë, bashkëjetesën dhe dinjitetin e të gjithë anëtarëve të këtij shteti multietnik. Autoritetet tona duhet të reagojnë me urgjencë për të adresuar rrënjët e kësaj dhune. Kjo nuk është një ngjarje e izoluar; është një simptomë e një sëmundjeje të thellë shoqërore. Sa më gjatë të tolerojmë këtë urrejtje, aq më thellë rrëshqasim në një vend të errët ku paragjykimi lulëzon dhe dhuna bëhet normale”, theksoi ai.

Ndryshe, 62 vjeçari që dyshohet se i theri të hënën me thikë dy vajza të mitura dhe dy të rritur rreth moshës 30 vjeçare në Ferizaj, ishte i dënuar më herët për vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

I dyshuari është me inicialet F.I, viti i lindjes 1962.

Ndryshe, viktimat e sulmit janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalin e Ferizajt.

Sulmin e ka dënuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka pohuar se lajmi për therjen e qytetarëve është tronditës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori