LAJMI I FUNDIT:

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka reaguar ashpër lidhur me një deklaratë që ka dhënë vajza e kryeshefit të stacionit policor në Medvegjë, lidhur me protestën e 3 nëntorit.

Lutfiu në një postim në Facebook ka shkruar se pas protestës, e njëjta i kishte quajtur shqiptarët minj.

“Pas protestës në Medvegjë kishte reaguar (sipas informaciove tona) vajza e kryeshefit të stacionit policor në Medvegjë, e cila është police. Në fillim të reagimit të saj ajo kishte deklaruar: “Prej nga gjithë kjo liri, kush po i jep mbështetje këtyre minjëve dhe deri ku do shkojnë”. Pastaj: “Policët bënë një punë të shkëlqyer dhe pasivizuan adresat e tyre””, ka shkruar Lutfiu.


Ai ka shtuar se për këto deklarata skandaloze do t’i dërgojë shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, OSBE-së, Ambasadës Amerikane në Beograd dhe zyrës së BE-së.

“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave
Lexo po ashtu “Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave

“Imagjinoni, një zyrtare i quan bashkëqytetarët e saj minjë, dhe i lavdëron kolegët e saj pse i pasivizuan mijëra qytetarë shqiptarë.

Lidhur me këto deklarata skandaloze sot do t’i dërgoj shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, OSBE-së, Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrës së BE-së.

Prezenca dhe angazhimi i saj do duhej të siguronte siguri për gjithë qytetarët, ndërsa ajo nxit urrejtje, prandaj duhet të suspendohet nga puna sa më parë. Të shtypur po, të nënshtruar JO!”, ka shkruar Luftiu.

Të indinjuar prej viteve të tëra të diskriminimit prej autoriteteve të Serbisë, shqiptarët protestuan më 3 nëntor në komunën e Medvegjës në Luginën e Preshevës. Protesta ishte e treta në muajt e fundit, pas protestave të mbajtura në dy komunat tjera në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Protestuesit kanë marshuar deri te stacioni policor në Medvegjë, të prirë prej liderëve të tyre politikë, dhe kanë vendosur pankarta shkruar shqip: “Kthema Adresën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori