LAJMI I FUNDIT:

Konferenca Allweb, mbi 300 pjesëmarrës nga marketingu, shitja dhe sipërmarrja

Konferenca Allweb, mbi 300 pjesëmarrës nga marketingu, shitja dhe sipërmarrja

Mbi 300 pjesëmarrës ndoqën konferencën e marketingut Digjital Allweb 2024 me 7 Nëntor në Tiranë.

Teknologjia, përdorimi i IA si mjet dhe jo si zgjidhje, humanizimi i teknologjisë, kryesuan në mesazhet e një ditë intensive dhe dinamike mes folësve të AllWeb .

Tashmë kur realiteti i një teknologjie të avancuar është i pashmangshëm, mospërdorimi i saj nuk është më zgjidhje, por mesazhet e ekspertëve të fushës ftuan audiencën për një kujdes dhe sgjuarsi të shtuar për të gjetur formën e duhur të përdorimit.

Nëse mendoni se me ChatGPT mund të hartoni strategji, të siguroni përmbajtje për postime etj, jeni gabim. Një instrument i tillë, apo instrumentë të ngjashëm, do t’ju ndihmojnë të siguroni një pikënisje, të keni më shumë propozime në duar, dhe mbi të gjitha të siguroni një përmbajtje mbi të cilën duhet të punoni, të fusni informacionin tuaj dhe më tej të shpërndani mesazhin.

Praktikisht, ne jemi ende “zotët” e përmbajtes dhe lidhjes humane, për të cilën klienti ka gjithnjë nevojë.

Shumë prej folësve theksuan se çdo zhvillim teknologjik, po krijon mundësinë e zhvendosjes së vendeve të punës në segmente të ndryshme, duke u orientuar drejt kreativitetit.

Dhe në këtë drejtim, udhëqësit e zhvillimeve më të mëdha teknologjike janë kompanitë e mëdha ndërkombëtare. Kjo pasi, pavarësisht se idetë dhe zhvillimet e reja kanë ardhur nga startupet, aplikimet në masë të gjerë të këtyre risive kanë pasur mundësi financiare t’i realizojnë pikërisht kompanitë e mëdha, të cilat i kanë blerë startupet.

Në skenën e AllWeb , në konferencën e shtatë të saj në Tiranë, u trajtuan temat si:

LinkedIn dhe Content Writing, Conversion Rate Optimisation, Analytics & Strategy, Brandi Personal dhe LinkedIn, Media Sociale dhe Marketingu i Influencerëve,  Inteligjenca Artificiale në Komunikim & Lidership, Besnikëria e Klientëve, AI – Magji apo Aftësi Mashtruese. Si të përdorim të dhënat e PPC për të kuptuar marketingun në disa kanale dhe të flasim gjuhën e drejtuesve.