Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku kërkoi sot sqarime nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, mbi përfshirjen, siç e cilësoi ajo të diplomatëve shqiptarë në aktivitete politike.
Gjatë mbledhjes së komisionit ku u raportua për projektbuxhetin e vitit 2025, Tabaku u shpreh se në aktivitete politike të organizuara nga qeveria me përfaqësues politik, ku axhenda nuk ka qenë qeveritare, por ka qenë politike.
Tabaku u shpreh se në të paktën 48 raste diplomatët kanë shoqëruar jo vetëm kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm por edhe kryetarë të pushtetit lokal në aktivitete ku për 25 minuta për një aktivitet të tillë është sulmuar opozita.
“Të gjitha kanë qenë aktivitete politike. Blendi Klosi ka qenë prezent si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ka një cak që nuk duhet kaluar. Përfaqësuesit e shërbimit diplomatik nuk mund të marrin pjesë në aktivitete partiake, ku marrin pjesë të gjithë zyrtarët më të lartë të PS-së, sepse kalon cakun në momentin kur fillon e flitet 25 minuta për kundërshtarin. Ka 48 raste, edhe me kryetarët e bashkive me aktivitete të tilla”, tha Tabaku.
Nga ana e tij, Hasani u shpreh se “nuk jemi në fushatë elektorale, pasi fushata hapet shumë më vonë”.
“Për asnjë moment nuk ka pasur takim partiak apo politik. Kanë qenë takime të kryeministrit me përfaqësues të diasporës në qytete të rëndësishme nëpër botë”, tha Hasani.
Sipas tij, “nuk është përdorur asnjë logo, flamur apo batutë, por është folur për Shqipërinë, shqiptarët dhe luftën kundër korrupsionit dhe të ardhmen e të mirat që ne po përpiqemi t’i japi qytetarëve”.
“Për asnjë moment nuk është folur për pjesë të programeve partiake. Diplomatët e Republikës së Shqipërisë kanë detyrimin të shoqërojnë kryeministrin e vendit të tyre në aktivitete ku merr pjesë. Ata nuk kanë marrë pjesë aktive, nuk kanë bërë thirrje, nuk kanë mbajtur slogane e flamuj partiakë, por kanë shoqëruar kryeministrin dhe këtë detyrim e kanë sipas ceremonialit të shtetit edhe për liderin e opozitës”, tha Hasani, ndërsa kërkoi të respektohet puna e diplomatëve dhe të mos keqinterpretohet në asnjë moment. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje