Bozhinovska në Baku: Një mundësi për Maqedoninë për të siguruar investime të reja të gjelbra
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në kuadër të delegacionit të lartë shtetëror të kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, po merr pjesë në Konferencën e 29-të të Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike COP29, në Baku, Azerbajxhan.
Në delegacion është edhe nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
COP29 është një ngjarje globale që mbledh së bashku liderë botërorë dhe ekspertë nga mbi 70 vende. Tema e këtij samiti është “Investimi në një të ardhme të qëndrueshme”, me fokus në transformimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit përmes inovacionit dhe teknologjive të reja. Ky samit vjetor ofron një platformë kyçe për vendet për të koordinuar përpjekjet për të reduktuar emetimet dhe për të promovuar burimet e rinovueshme.
Ministrja Bozhinovska theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë samit, i cili paraqet një mundësi për Maqedoninë për të krijuar partneritete të reja ndërkombëtare dhe për të siguruar investime të reja në burimet e rinovueshme dhe infrastrukturën e qëndrueshme të energjisë, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve afatgjata klimatike dhe zhvillimin ekonomik.
“Ngjarje të tilla na mundësojnë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me komunitetin global dhe mundësinë për të krijuar bashkëpunim që do të kontribuojë në kalimin tonë në energjinë e gjelbër”, tha Bozhinovska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A