LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se i plagosuri dje në Fushë Kosovë është zyrtar policor, i njëjti ishte kalimtar rasti

Konfirmohet se i plagosuri dje në Fushë Kosovë është zyrtar policor, i njëjti ishte kalimtar rasti

Një person u plagos nga arma e zjarrit të dielën në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se i njëjti është zyrtar policor dhe se i njëjti në momentin e incidentit ka qenë jashtë detyrës si kalimtar rasti.

Plagoset një person në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Plagoset një person në Fushë Kosovë

“Viktima mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyrës si kalimtar rasti, është plagosur nga dy grupe që kishin mosmarrëveshje në mes vete. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport.


Policia shton se lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët janë liruar në konsultim me prokurorin, ndërsa një i dyshuar tjetër është arratisur nga vendi i ngjarjes.

“Njësitet policore me urdhër të prokurorit kanë kryer bastisje në lidhje me rastin, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Në konsultim me prokurorin, janë iniciuar veprat e cekura penale, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport.

Nga QKUK jepen detaje për personin e plagosur që raportohet se është zyrtar policor
Lexo po ashtu Nga QKUK jepen detaje për personin e plagosur që raportohet se është zyrtar policor

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se gjendja e tij është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve,” deklaroi Syla për mediat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori