LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin John Hopkins në SHBA beson që raportet e kryeministrit Albin Kurti me administratën Trump do të ndikohen nga raportet e kaluara të tij me Richard Grenell, gjatë mandatit të parë të tij.

Ai u shpreh se Kurti do ta kujtojë se si u rrëzua Qeveria Kurti 1 dhe presionin që i është bërë, por sipas tij, këtë do ta rikujtojnë edhe zyrtarët e administratës Trump.

“A besoj unë se raportet e kryeministrit Kurti me administratën Trump do të ndikohen nga raportet e kaluara të tij me Richard Grenell, gjatë mandatit të parë të Trump, po, përgjigja e qartë, është po, e besoj. Kryeministri Kurti do të kujtojë se si u rrëzua Qeveria Kurti 1, do të kujtojë presionin që i është bërë, por këtë do ta rikujtojnë edhe zyrtarët e administratës Trump”, është shprehur ai,  për “Info Magazine” në Klan Kosova.


Joseph tha se Kurti do të përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që sipas tij, del se i ka pasur edhe në administratën Biden.

“Në anën tjetër po mendoj se Kurti do të përballet me zgjedhje të vështira, në të gjitha çështjet që ka në tavolinë, vështirësi që del se i ka pasur edhe në administratën Biden dhe kjo është pyetje. Rreziku që ndërmori kryeministri Kurti, ndërkohë që ambasadori Hovenier po përpiqej të ndihmonte Kosovën në disa forma, kryeministri zgjidhte veprime të njëanshme. Madje edhe pas Banjskës, kur ambasadori Hovenier e shënjestronte Serbinë dhe fliste me zë të lartë, e sa e rrezikshme ishte gjendja, ishte shumë miqësor, por Kurti zgjodhi të mos punojë ngushtë me të dhe e humbi mundësinë. Prandaj edhe tani do të përballet me sfida”, u shpreh tutje Joseph.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori