Sir Elton John ishte në një humor të shkëlqyer ndërsa parakaloi në tapetin e kuq për shfaqjen e veçantë të filmit biografi të tij më të ri, “Never Too Late”, të premten në Londër.
Muzikanti, 77 vjeç, u mbështet me krenari nga bashkëshorti i tij, David Furnish, 62 vjeç, ndërsa pozonin përpara kamerave përpara shfaqjes, e cila u mbajt në ‘Ham Yard Hotel’, shkruan DailyMail.
Dokumentari dhe muzikali i ri i Sir Elton në Disney+ sjell një vështrim retrospektivë mbi jetën e tij të jashtëzakonshme gjatë fillimeve të karrierës së tij 50-vjeçare.
Si gjithmonë, ai dukej modern me syzet e tij të njohura, teksa kishte veshur një kostum ngjyrë rozë, me një xhaketë të thjeshtë dhe pantallona që i përputheshin. Bashkëshorti i tij, David, shprehte mbështetjen dhe krenarinë për Eltonin në tapetin e kuq.
Regjisori i dokumentarit kishte veshur një xhaketë sportive gri të hapur dhe një palë pantallona të zgjedhura me kujdes, duke shfaqur një pamje elegante.
Ndërkohë, në shfaqje, këngëtarja Raye, 27 vjeçe, mbërriti plot energji për të mbështetur mikun e saj të mirë. Këngëtarja e “Escapism” shkëlqeu e veshur me një pallto me model tigrash dhe me çizme të gjata prej lëkure kafeje, duke pozuar për fotografët në tapetin e kuq pranë miqve të saj.
Prezantuesja televizive Clara Amfo, 40 vjeçe, magjepsi të oranishmit me një fustan xhaketë të shkurtër të kuq. Duke treguar këmbët e tonifikuara, ajo kompletoi pamjen me një palë taka të zeza dhe vathë të mëdhenj ngjyrë ari.
Dokumentari ndjek Eltonin ndërsa ai rikujton jetën e tij dhe ditët e jashtëzakonshme të fillimit të karrierës së tij 50-vjeçare, në një udhëtim emocional, intim dhe inspirues.
Filmi përfshin pamje të papara më parë, përfshirë shikime në ditarët e shkruar me dorë të Eltonit, regjistrime audio nga intervista historike për Rolling Stone dhe momentin kur John Lennon iu bashkua në skenë për tri këngë pas koncertit të tij të Ditës së Falënderimeve në Madison Square Garden në vitin 1974.
Elton i çon shikuesit prapa në kohë, duke treguar momentet e larta të jashtëzakonshme dhe momentet e dhimbshme të viteve të tij të para dhe sesi i përballoi sfidat, abuzimet dhe varësinë.
Prodhuar nga ‘Rocket Entertainment’ dhe ‘This Machine Filmworks’, filmi përmban gjithashtu një këngë origjinale të re nga Elton John.
Ky projekt vjen pasi bashkëshorti i tij David zbuluoi në 32-vjetorin e mbrëmjes gala të ‘Elton John AIDS Foundation’ gjatë ‘Oscar’-it se ata gjithmonë kishin menduar të krijonin një muzikal bazuar në katalogun e jashtëzakonshëm të hiteve të tij, raportoi The Sun.
David tha asokohe: “Një muzikal me katalogun e tij është diçka që gjithmonë po e konsiderojmë. Nuk kemi gjetur ende diçka që të mbulojë… Nëse do të bëhej, do të donim të ishte inovativ, emocionues dhe i veçantë”.
“Jemi të hapur për ide të shkëlqyera, dhe është një katalog i mrekullueshëm. Por aktualisht, me dy muzikale të tjera, jemi mjaft të zënë”.
Eltoni ka një vit të ngarkuar përpara, me shfaqjen e tij “Devil Wears Prada” që do të nisë në Plymouth në korrik, e ndjekur nga muzikali “Tammy Faye,” për predikuesen Tammy Faye Bakker, i cili do të vijë në Broadway më vonë këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje