LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,58 % në raport me vendimin e datës 4.11.2024.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT si dhe
të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) dhe të Mazutit nuk ndryshojnë.


Nga data 9.11.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 70,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 68,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 42,985 (denarë/kilogram)./Telegrafi/