Pesë shkolla në Prishtinë kanë nisur mësimin tërë-ditor gjatë muajit shtator. Megjithatë, ky projekt po konsiderohet si i vështirë për t’u realizuar, për shkak të kushteve të nevojshme që duhet të plotësohen për ta bërë atë të suksesshëm.
Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Leutrim Retkoceri, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Komuna e Prishtinës po has vështirësi në krijimin e hapësirave të nevojshme për realizimin e projektit.
“Pilotprojekti i mësimit të plotë ka qenë gjithmonë i mirëpritur dhe i dëshiruar. Grupi i asamblistëve të PDK-së në Kuvend ka kontribuar me votimin për subvencionimin e këtij projekti në shumën 129.624 euro, por me sa duket, realizuesit në Komunën e Prishtinës nuk po arrijnë të krijojnë hapësirat dhe kushtet e nevojshme për të arritur sukseset e dëshiruara,” ka thënë Retkoceri.
Ai ka përmendur disa nga problemet që po përballen shkollat.
“Problem vazhdon të jetë mungesa e shkollave të reja, ndërsa largësia e shkollave nga banimi i nxënësve të klasëve 6-9, shtimi i ndërrimeve dhe zgjatjet e orarit janë ankesat e prindërve dhe nxënësve dhe kjo është pasojë e fillimit të pilot projektit pa përgatitjet e duhura. Uroj qe ky projekt mos të përfundoj i dështuar si eksperiment për konsum të fushatës zgjedhore nacionale”, potencoi ai.

Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se deri tani nuk kanë marrë ankesa nga personeli arsimor për këtë projekt.
Jasharaj për Telegrafin tha se më herët kanë marrë garanci nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë se mësimdhënësit nuk do të angazhohen jashtë normës së punës.
“Nuk kemi bërë mbikëqyrje të veçantë të këtyre shkollave, por nuk kemi ndonjë ankesë nga personeli arsimor. Para fillimit të këtij angazhimi provues, ne patëm takime me nënkryetaren e Prishtinës, Jehona Lushaku, e cila është Drejtoreshë për Arsim, dhe na shpjegoi çështjen. Ne si SBASHK nuk kemi kundërshtuar reformat, por kemi marrë garanci se personeli arsimor nuk do të angazhohet jashtë normës prej 20 orësh. Duket se nuk po e mbajnë fjalën dhe kanë angazhuar staf shtesë,” tha Jasharaj.

Për të realizuar me sukses këtë projekt, Jasharaj tha se “është një aktivitet i madh dhe i vështirë për t’u realizuar, sepse kërkohen kushte shtesë. Duhet të krijohen ambiente shtesë dhe gjithashtu të sigurohet ushqimi për nxënësit.”
Ai shtoi se në fund të vitit duhet të bëhet një vlerësim për të parë nëse projekti ka qenë i suksesshëm, dhe do të organizohen konsultime edhe me prindërit.
“Do të duhet angazhim gjatë gjithë vitit, dhe mund të ketë vështirësi edhe me ushqimin, por gjithashtu duhet të organizohen aktivitete jashtë mësimore për të mos lodhur nxënësit vetëm me mësime,” përfundoi ai.
Për këtë çështje, Telegrafi ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku, por ajo nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëmtim i gypit të ujësjellësit lë pa ujë disa zona të Prishtinës

Ndërmarrja “Pastrimi”: Udhëzimet e Përparim Ramës po rrezikojnë funksionimin financiar të ndërmarrjes

Rama: “Pastrimi” drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit – nuk lejoj që Prishtina të mbulohet nga mbeturinat

Pasi e 'fitoi rastin' ndaj Drilonit, Xheneta i reagon me një postim: Fituesi i shpikur i BBV, u përplas me realitetin prej letre

Xheneta publikoi përgjimet telefonike me Drilonin, ja çfarë u ndërmor nga Agjencia për Informim dhe Privatësi pas ankesës së boksierit

Agim Bahtiri reagon për letrën e Kurtit drejtuar LDK-së

"Kurth ndaj LDK-së", "përgatitje e terrenit për koalicion LVV-PDK" - opinionistët analizojnë letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut

Vetura me shpejtësi të madhe godet policin, pamje të rënda nga aksidenti në Peshkopi

Rusët tentuan t’i zënë në befasi ukrainasit duke i sulmuar me automjete civile, pendohen rëndë ushtarët e Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Letra e familjes që tregon detaje shokuese për Artan Zymberin me nënshtetësi norvegjeze, i cili vdiq në një burg të Serbisë

Xheneta la të nënkuptuar se Gjesti dhe Egli qëndrojnë në hotelin ku ajo është vendosur: Nuk e di kush kë po e ndjek

Ylli i Man Cityt iu vetëofrua Real Madridit por gjiganti spanjoll e refuzoi atë

Ky është zyrtarisht qyteti bregdetar më i bukur në botë dhe nuk është aspak larg nesh: "Qyteti i një mijë velave të bardha"

Kush është shefja e kabinetit të Trumpit që ia ndaloi Vuçiqit të takohej me presidentin amerikan?

Gjakovë, rrëfimet e anëtarëve të familjes Bicurri që pretendojnë se i humbën miliona euro në fajde