LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 3° clearsky_night

Vetëvendosje në Prizren kërkon llogaridhënie për premtimet e papërmbushura të kryetarit Totaj

Vetëvendosje në Prizren kërkon llogaridhënie për premtimet e papërmbushura të kryetarit Totaj

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka vlerësuar se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka premtuar shumë projekte në fushatën paraelektorale dhe se të njëjtat nuk i ka realizuar gjatë mandatit qeverisës.

“Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit, fushatën zgjedhore e nisi dhe e përfundoi me premtime të mëdha dhe pritshmëri të larta! Na premtoi transformimin e parkut të qytetit, një parking nëntokësor për 711 vetura, dhe rregullimin e shtratit të Lumëbardhit – projekte që qytetarët i mirëpritën. Mirëpo, sa kohë ka kaluar dhe ku janë rezultatet?”, thuhet në reagimin e LVV-së në Prizren.

Ky subjekt politik tutje ka shprehur qëndrimin se “Parku i Qytetit vazhdon të mbetet i paprekur e në gjendje të mjerueshme”, pastaj se “parkingu nëntokësor jo vetëm që nuk u realizua por u shndërrua në simbol të premtimeve boshe dhe projekteve të harruara”.


“Rregullimi i shtratit të Lumëbardhit nuk filloi asnjëherë e për më tepër nuk mirëmbahet e nuk e ka kujdesin e duhur”, thuhet në reagim.

Në të njëjtën kohë nënvizohet se premtimet duhet të përmbushen për hir të qytetarëve.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë të shohin përmbushjen e këtyre premtimeve, e jo vetëm fjalë boshe dhe projekte të ngecura në letër. A është ky transformimi që na u paraqit e premtua nga Shaqir Totaj? Prizreni është qytet historik dhe simbol i kulturës. Prizreni ka nevojë për një kryetar që punon, e jo që mashtron!”, thuhet në reagim e LVV-së.

Mirëpo disa javë më parë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj teksa ka ndarë me publikun përditësimin e bërë nga Instituti GAP të shkallës së përmbushjes së premtimeve zgjedhore deri në qershor të këtij viti ka theksuar se afër gjysma e tyre janë përmbushur në tërësi.

“Sipas të dhënave, nga gjithsej 78 premtime të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Prizrenit, 36 premtime janë përmbushur plotësisht (afër 50%), 20 premtime janë gjysmë të përmbushura (afër 25%), 15 janë në fazën fillestare të realizimit (rreth 16%) dhe 7 premtime ende nuk kanë filluar (9%)”, pat bërë të ditur Totaj.

Përveç këtyre premtimeve, sipas kryetarit Totaj, Komuna e Prizrenit ka realizuar me qindra projekte të rëndësishme që nuk kanë qenë pjesë e premtimeve elektorale, por që kanë kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Kalo në kategori