LAJMI I FUNDIT:

Viti 2024 praktikisht më i nxehti në histori, konstaton programi hapësinor i BE-së

Viti 2024 praktikisht më i nxehti në histori, konstaton programi hapësinor i BE-së

Është “praktikisht e sigurt” se viti 2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar, ka zbuluar programi hapësinor i Bashkimit Evropian.

Prognoza vjen një javë përpara takimit të diplomatëve në samitin e klimës Cop29 dhe një ditë pasi shumica e votuesve në SHBA, ndotësi më i madh historik i gazit që ngroh planetin, zgjodhi ta bënte Donald Trumpin president.

Por, Trump e ka përshkruar ndryshimin e klimës si një “mashtrim” dhe ka premtuar të tërheqë politikat për të pastruar ekonominë.


Raporti zbuloi se viti 2024 ka të ngjarë të jetë viti i parë 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se përpara Revolucionit Industrial, një nivel ngrohjeje që ka alarmuar shkencëtarët.

“Kjo shënon një moment historik të ri në të dhënat globale të temperaturës dhe duhet të shërbejë si një katalizator për të rritur ambiciet për konferencën e ardhshme të ndryshimeve klimatike”, tha Dr. Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Bëhet e ditur se shkencëtarët zbuluan se temperaturat globale për 12 muajt e fundit ishin 1.62 gradë Celsius më të larta se mesatarja e viteve 1850-1900, kur njerëzimi filloi të digjte vëllime të mëdha qymyri, nafte dhe gazi.

Në buletinin e tyre mujor të klimës, ata thanë se tetori 2024 ishte tetori i dytë më i ngrohtë në rekord, pas vetëm tetorit 2023, me temperatura 1.65C më të larta se nivelet paraindustriale, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Udhëheqësit botërorë premtuan të ndalojnë planetin nga ngrohja 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit, por me sa duket janë në rrugën e duhur për ta ngrohur atë afërsisht dyfish.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se një vit i vetëm mbi pragun nuk do të thotë se ata e kanë humbur objektivin, pasi rritja e temperaturës matet me dekada dhe jo me vite.

“Qytetërimit tonë nuk iu desh kurrë të përballej me një klimë kaq të ngrohtë sa ajo aktuale”, tha Carlo Buontempo, drejtori i Copernicus.

“Kjo në mënyrë të pashmangshme e shtyn aftësinë tonë për t’iu përgjigjur ngjarjeve ekstreme – dhe për t’u përshtatur me një botë më të ngrohtë – në kufirin absolut”, shtoi Buontempo.

Siç raportohet, gjetjet e Copernicus bazohen në miliarda matje të motit nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet e motit.

Analizat e temperaturës në grupin e të dhënave ERA5 në të cilën mbështetet buletini ndryshojnë pak nga grupet e tjera të të dhënave të shquara të përdorura nga shkencëtarët e klimës në SHBA dhe Japoni.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se akulli i detit Arktik kishte arritur nivelin e tij të katërt më të ulët mujor për tetorin, me 19% nën mesataren, ndërsa shtrirja e akullit të detit Antarktik arriti në nivelin e dytë më të ulët për tetorin, me 8% nën mesataren.

Ata vunë në dukje shirat më të dendur që goditën pjesë të mëdha të Evropës, përfshirë Spanjën, ku përmbytjet vranë më shumë se 200 njerëz.

Ndryshe, javën e kaluar, Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) zbuloi se përqendrimi i ndotësve që ngrohin planetin dhe bllokojnë atmosferën kishte arritur nivele rekord në vitin 2023.

Ajo zbuloi se dioksidi i karbonit po akumulohej më shpejt se në çdo kohë në historinë njerëzore, me përqendrime që ishin rritur me më shumë se 10% në vetëm dy dekada, duke ngrohur planetin dhe duke e bërë motin ekstrem më të dhunshëm.

“Zgjidhja më efektive për të adresuar sfidat klimatike është një angazhim global për emetimet”, tha Buontempo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori