LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski: Do të ketë kallëzime penale për keqpërdorime në institucione

Toshkovski: Do të ketë kallëzime penale për keqpërdorime në institucione

Të turpshme janë veprimet e shefit të DPB-së – Koçan, i cili e ka keqpërdorur legjitimacionin zyrtar për të kaluar pa pagesë në pikëpagesat, vlerësoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Në pyetjet e gazetarëve, Toshkovski theksoi se këtë periudhë do të vijojnë më shumë kallëzime penale për keqpërdorime në kuadër të institucioneve. Nuk e vlerësoj, tha ai, se ne bëjmë “bjeri samarit, nëse nuk mundesh gomarit, por në këtë mënyrë duhet të japim një shembull se secili nga ne duhet të respektojë ligjet”.

“Procedurat e keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimeve zyrtare në këtë mënyrë janë të turpshme. Nëse një zdrukthtar mund të paguajë taksat rrugore, nëse një grua e cila punon në ndonjë institucion privat mund të paguajë taksat rrugore, nëse një qytetar i Maqedonisë mund të paguajë taksat rrugore, atëherë patjetër të paguajë në pikëpagesë secili i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk e vleresoj se ne bëjmë, ‘bjeri samarit, nëse nuk mundesh gomarit’, por në këtë mënyrë duhet të tregojmë një shembull qe secili prej nesh duhet te respektojë ligjet dhe me atë që jemi dakorduar, e ajo është se ne do të paguajmë taksat rrugore”, tha Toshkovski.

Në lidhje me implementimin e projektit “Sejv siti”, ministri tha se ende nuk janë vendosur një numër i mjaftueshëm i kamerave në territorin e Qytetit të Shkupit, por, tha, sa më shpejt të implementohet ky projekt, aq më mirë do të jetë për të gjithë qytetarët.


“Ne ende nuk kemi mbulim të plotë me pajisje teknike, gjegjësisht kamera në territorin e Qytetit të Shkupit, siç është konfirmuar në dokumentacionin e projektit. Në periudhën e ardhshme do të vijojë implementimi në përputhje të asaj që është dakorduar dhe planifikuar paraprakisht. Shumë herë e kam sqaruar kuptimin e ‘Sejv sitit’ si projekt, cilat janë përfitimet nga zbatimi i tij dhe sa më shpejt të implementohet ky projekt, aq më mirë do të ishte për të gjithë ne, duke pasur parasysh se viktima nga aksidentet në trafik në Maqedoni në nivel vjetor kemi me numër treshifror”, tha Toshkovski.

Nevojiten disa ndryshime ligjore, shtoi, për të krijuar një sistem, i cili do të dënojë ata që drejtojnë automjetet në kundërshtim me ligjin, duke përjashtuar faktorin njerëzor për vendimin nëse duhet të dënohet apo jo.

“Do të duhet të bëhen disa ndryshime ligjore dhe të përcaktohen hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, që në fund të ditës të kemi sistem, i cili do të dënojë të gjithë ata të cilët drejtojnë automjetin në kundërshtim me ligjin, duke përjashtuar faktorin njeri nëse duhet të dënohet apo jo. Shpresoj se gjatë vitit 2025 të kemi implementimin përfundimtar të këtij projekti”, tha Toshkovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori