LAJMI I FUNDIT:

Një luftëtar absolut, Cubarsi përfundoi me 10 qepje në fytyrë shkaku i lëndimit të tmerrshëm në Ligën e Kampionëve

Një luftëtar absolut, Cubarsi përfundoi me 10 qepje në fytyrë shkaku i lëndimit të tmerrshëm në Ligën e Kampionëve

Pau Cubarsi mbeti i lënduar dhe me prerje të tmerrshme në fytyrë pasi u godit në kokë gjatë fitores së Barcelonës në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit të mërkurën mbrëma.

Gjigantët katalunas arritën një fitore 5-2 në Serbi të mërkurën mbrëma, por kishte shqetësim për qendërmbrojtësin e tyre 17-vjeçare kur ai u detyrua të largohej në pjesën e dytë.

Cubarsi shkoi me trimëri të largonte topin me kokë, por u kap nga këmba e Uros Spajic. Bashkëlojtarët e tij të Barcelonës vunë re gjakun që po derdhej si pasojë e goditjes me taka, me stafin mjekësor të klubit që i erdhi shpejt në ndihmë.


Adoleshenti u zëvendësua nga Sergi Dominguez në minutën e 67-të dhe sipas gazetës Mundo Deportivo, atij iu dhanë 10 qepje në fytyrë shkaku i kësaj ndërhyrje.

Pavarësisht plagës, spanjolli u shfaq në humor të mirë pas ndeshjes me shokun e tij të skuadrës në Barcelonë, Gavi, i cili ndau një video ku tregonte të riun duke buzëqeshur dhe duke treguar gishtin e madh, teksa ai e titullonte ‘luftëtari im’.

Klipi i shkurtër tregon shkallën brutale të lëndimeve, por raportet në Spanjë pretendojnë se nuk ka ndonjë shqetësim të madh, duke besuar se ai madje mund të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër Real Sociedad të dielën.

Barcelona ndau gjithashtu një fotografi të mbrojtësit të saj të ri me mesazhin: ‘Gjithçka për Barçën’.

Cubarsi konsiderohet si një nga talentët e rinj më të mirë në futbollin botëror, duke mbajtur një rol titullari në ekipin e parë në një nga klubet më të mëdha në botë, pavarësisht viteve të tij të pakta.

Pasi bëri debutimin e tij për të moshuarit me vetëm 16 vjeç, ai e ka çimentuar më tej vendin e tij në 11-shen titullare këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Ligat tjera
Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Sandro Tonali sfidon ligjet e fizikës me golin e tij, tifozët duan që italianit t'i jepet çmimi 'Puskas'

Premier League
Liga Premier del me deklaratë për ndërhyrjen brutale të Tarkowskit në Mac Allister

Liga Premier del me deklaratë për ndërhyrjen brutale të Tarkowskit në Mac Allister

Premier League
Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

Ligat tjera
Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër 'El Clasico': Barcelona eliminon Atletico Madridin

Finalja e Kupës së Mbretit prodhon një tjetër 'El Clasico': Barcelona eliminon Atletico Madridin

La Liga
Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari

Dyshime se Sociedadi u dëmtua në mënyrë drastike: Gjyqtari "mbylli sytë" ndaj pozicionit jashtë loje të Mbappes që i parapriu golit të Realit

La Liga
Kalo në kategori