LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° heavyrain

Komuna e Prizrenit, MKRS e CHwB Kosova angazhohen për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënës Terezë

Komuna e Prizrenit, MKRS e CHwB Kosova angazhohen për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënës Terezë

Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) bashkërisht do të angazhohen për funksionalizimin e Muzeut të Nënës Terezë në Prizren.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se nënkryetari Kujtim Gashi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me përfaqësuesit e MKRS-së dhe CHwB Kosova, “me qëllim të vendosjes së një strukture për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënë Terezës, duke siguruar funksionimin e suksesshëm si një qendër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Prizren”, raporton Telegrafi.


Ndërsa ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ky muze do të funksionalizohet dhe se do të hapet për vizitorë.

“Përveç ekspozitës së përhershme, muzeu do të ketë program artistik vjetor e aktivitete edukuese për fëmijë, duke u shndërruar në një hapësirë kulturore shtesë për qytetin”, ka bërë të ditur Çeku, duke konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes me Komunën e Prizrenit dhe CHwB Kosovën.

“Bashkë do të punojmë që ky muze të jetë pikë referuese për vizitorët. Trashëgimia jonë kulturore është vlerë e identitet, por në të njëjtën kohë edhe aset zhvillimor”, është shprehur ministri Çeku, raporton Telegrafi.

Një muaj më parë Telegrafi ka raportuar se Muzeu i Nënës Terezë në Prizren vazhdon që t’i ketë dyert e mbyllura për publikun, ani pse dy vjet më parë, me pjesëmarrjen e autoriteteve shtetërore, në të qe hapur ekspozita dedikuar jetës së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut.

Pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij muzeu.

Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se mund të gjenden modalitete për funksionalizimin e tij, në mënyrë që edhe në Prizren të promovohen vlerat që i ka bërë Nëna Terezë. Sipas tij qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.

Historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë, pasi projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren është hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori