LAJMI I FUNDIT:

Burri fiton 100 mijë dollarë nga bileta e lotarisë që mori falas

Burri fiton 100 mijë dollarë nga bileta e lotarisë që mori falas

Një burrë nga Massachusetts fitoi një çmim prej 100 mijë dollarësh nga një biletë lotarie që e mori falas si pjesë e një promovimi.

Lotaria e shtetit të Massachusetts njoftoi se Amro Elbehisy, nga Everett, mori një biletë falas të lojës Mass Cash nga dyqani Corner Store në Everett si pjesë e promovimit “Rake in the Winnings.”

Promovimi, i cili zgjati nga 1 deri më 30 tetor, u jepte lojtarëve mundësinë të fitonin një biletë falas Mass Cash nëse shpenzonin pesë dollarë ose më shumë për një biletë për një short ose lojë monitorimi, shkruan upi.com.


Bileta falas e Elbehisy rezultoi fituese, duke i sjellë atij një çmim prej 100 mijë dollarësh në shortin e datës 21 tetor.

Ai përputhi të gjitha pesë numrat fitues: 3-5-9-17-19. /Telegrafi/